Çifti nga Shëngjini … një rast suksesi në IVF @spitaliamerikan

Описание к видео Çifti nga Shëngjini … një rast suksesi në IVF @spitaliamerikan

“Falë Zotit, u bëmë sërish prindër!” - Me IVF, çifti nga Shëngjini bëhen me djalë pas humbjes së fëmijës së parë

Mrekullitë ndodhin atëherë kur mendon se gjithçka ka mbaruar 🙏

Kjo është historia e një çifti nga Shëngjini, të cilëve pak kohë më parë ju ndodhi tragjedia më e madhe që mund t’i ndodhë një prindi, humbja e fëmijës. Duke u mbështetur tek njëri-tjetri Rolandi dhe Suada gjetën forcat për të vazhduar jetën, por dëshira e madhe për t’u bërë sërish prindër nuk po realizohej.

Trokitën në shumë spitale dhe morën trajtime e terapi nga mjekë të ndryshëm specialistë, por koha kalonte dhe çifti po i humbte shpresat… Por një telefonatë, nga një i afërmi i tyre që jeton në Francë i drejtoi te Dr.Elton Peçi në Spitalin Amerikan 2, do t’ju ndryshonte jetën.

“Doktor Mrekullia” e quajnë Suada dhe Rolandi mjekun obstetër-gjinekolog dhe specialist i IVF, Dr.Elton Peçi, i cili së bashku me ekipin e tij i kthyen buzëqeshjen çiftit nga Lezha që sot mbajnë në duar një djalë të shëndetshëm.

“Në rastin e zonjës, vështirësitë ishin më komplekse, sepse është dashur një kirurgji rikonstruktive e uterusit për shkak të aderencave të cilat kishin bërë që gjysma e kavitetit uterin të mos ekzistonte, e ashtuquajtura sindroma Asherman. Pas një trajtimi histeroskopik në dy seanca zonja u bë gati për IVF dhe pas 9 muajve erdhi Aroni. Është një kënaqësi e madhe për ne. Është vlerësim që na bëjnë pacientët dhe jemi shumë mirënjohës për besimin dhe urojmë që Aroni vitin tjetër të na nderojë me një vëlla apo motër tjetër”, tha Dr.Elton Peçi.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке