Sabri Godo për arrestimet në Preshevë: Të motivuara politikisht-(28 Dhjetor 2008)

Описание к видео Sabri Godo për arrestimet në Preshevë: Të motivuara politikisht-(28 Dhjetor 2008)

Lajme Arkiva 2008

Reprezalja serbe ndaj popullsisë shqiptare në luginën e Preshevës që çoi në arrestimin e dhjetë personave të akuzuar nga Beogradi për krime lufte, si ish-anëtarë të UÇK-së, është një lëvizje e rrezikshme që synon destabilitetin e rajonit.

E komenton kështu këtë ngjarje politikani Sabri Godo, në një intervistë për Televizionin Klan, ku sqaron se akuza e ngritur nga autoritetet serbe, sipas të cilës të arrestuarit kanë kryer krime në tre lokalitete të komunës së Gjilanit, duke vrarë 51 persona të pafajshëm dhe rrëmbyer 159 civil është një presion për zhdukjen e mijëra kosovarëve nga falanga serbe e Millosheviçit.

Sabri Godo: “Është një lëvizje e rrezikshme që synon destabilizim në rajon, kërkon të mbrohet për akuzën që janë disa mijëra shqiptarë të zhdukur prej tyre dhe që nuk u dihet ende vendi i varrit.
Kërkon edhe të bëjë presion për zbatimin e gjashtë pikave të famshme të Ban Ki-Moon-it. Mua më gëzon qëndrimi që ka mbajtur kryetari i parlamentit, zoti Krasniqi edhe reagimi që është bërë në Kosovë, por them se duhet medoemos të tërhiqet vëmendja e organizmave ndërkombëtare. Është rasti që të ngrejë më fort zërin edhe qeveria shqiptare”.

Zoti Godo komenton edhe bllokadën ekonomike serbe e boshnjake ndaj shtetit të ri të Kosovës, për të cilën sugjeron që edhe autoritetet zyrtare të Prishtinës duhet t’i kundërpërgjigjen këtij qëndrimi me të njëjtën monedhë.

Sabri Godo: “Jam dakord me Thaçin kur thotë se Kosova duhet të marrë nga ana e saj të njëjtat masa, t’i përgjigjet këtij agresioni ekonomik dhe ndofta nuk do të jetë Kosova, do të jetë vetë Serbia që do të paguajë më shumë për këtë duke marrë parasysh raportin e importeve dhe eksporteve”.

Për të urtin Godo të gjitha këto qëndrime kundër shqiptarëve të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe akuzat e ish-prokurores së Hagës, Karla Del Ponte, për trafik organesh të serbëve në Shqipëri, konvergojnë në një pikë: Lojën politike të Beogradit për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.

Sabri Godo: “Gjërat gjithnjë janë të lidhura, të llogaritura e të ndërlikuara. Asgjë nuk ndodh si një fenomen krejt i veçantë i shkëputur nga konteksti. Doemos që kjo është nga ato planet që bën Serbia tani për të bllokuar pavarësinë e Kosovës dhe për të ruajtur të drejtat territoriale mbi të duke harruar faktin që kjo është bërë krejt e pamundur. Është një aventurë politike që ndofta edhe vetë ata që e bëjnë krerët serbë janë të vetëdijshëm se u duhet më tepër konsum të brendshëm sesa për të arritur ndonjë rezultat”.

Deklaratat e zotit Godo vijnë dy ditë pasi prokuroria serbe për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi urdhëroi arrestimin e dhjetë shqiptarëve në Preshevë, në një operacion policor të dënuar nga politika kosovare si një ndërhyrje brutale dhe të pamotivuar me prapavijë politike./tvklan.al

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке