Lajme Arkiva 2005
Fituesi i 4 medaljeve në katër olimpiada rresht, 3 herë fituesi i medaljes të Artë në Barcelonë më 1992, në Atlanta 1996, dhe në Sidnej në vitin 2000, fituesi i medaljes të Bronztë në Athinë 2004, Pirro Dhima është shënuar si një ndër kampionët më të mëdhenj të peshëngritjes botërore në të gjitha kohët. Pak muaj më parë ai i ka dhënë fund një karriere që nisi me ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë por që u zhvillua kryesisht në ngjyrat greke. Rasti i tij është padyshim një rast tipik i rrënimit të sportit shqiptar pas vitit 1990.
Në shkurt të vitit 1991 ai u largua nga Shqipëria duke u bërë nënshtetas grek dhe duke garuar për ngjyrat e vendin fqinj. Sjellja e tij, thirrja për Greqinë në momentin e medaljes të Artë në Barcelonë dhe shumë komente të tjera krijuan jo më pak mëri për të në vendlindjen në Shqipëri.
Pirro Dhima u bë ndër njerëzit më të kritikuar dhe pse jo më të urryer në Shqipëri. Shtypi e etiketoj atë si tradhtar ndërsa në disa ndeshje ndërkombëtare emir i tij u vendos në disa parulla ku i kujtonin vendlindjen e tij shqiptare. Tashmë në moshën 33 vjeçare tashmë që i ka dhënë fund sportit, Pirro Dhima për herë të parë tenton të sqaroj pozicionin e tij. Për herë të parë për në një media shqiptare ai kujton vitet e tij në Tiranë, kujtimet për Shqipërinë dhe përcakton vendin e tij mes vendlindjes dhe Greqi.
Blendi Fevziu: “Cila ka qenë jeta juaj në Shqipëri.”
Pirro Dhima: “U linda në 13 dhjetor të 71-shit në Tiranë dhe mundësitë e prindërve të mi nuk ishin të mira si për të gjithë popullin në përgjithësi edhe u detyrova të më marri gjyshja 9-mujorsh në Himarë edhe më ktheu tek prindërit në moshën 6 vjeç në Tiranë. Fëmijë, luanim tek rruga e “Elbasanit”, atje rrijshim tek 6-katëshet atje e kishim shtëpinë.”
Blendi Fezviu: Po sporti? Si u futët në sport?
Pirro Dhima: “Sportin e kisha në gjak, nuk e di më pëlqente shumë sporti. Lujshim gjithë ditën futboll me kalamajtë e lagjes, të gjithë fëmijët. Ishte afër Klubi i Studentit, atje ishin fushat edhe kishim organizuar ndeshje futbolli me shkollat e tjera. Në përgjithësi kisha dhe shkollën, te oborri i shkollës time, nga mbrapa shkollës “Labinoti” ishte dhe palestra e peshëngritjes të studentit dhe ajo më solli çik afër me peshëngritjen, se shkojsha çdo pushim të madh shkoja te oborri i shkollës dhe varesha që të shikoja Aleksandër Kondon, Erlin Nikollën, Mirjan Hakanin, Muharrem Berisha, Faruk Kalleshin etj.”
Blendi Fevziu: “Po vetë si vendosët të hynit në peshëngritje.”
Pirro Dhima: “Unë isha si fëmijë nuk rrija, nuk lejsha dy gurë bashkë edhe është logjike që nuk isha i qetë si karakter, kërkoja, vajta në mundje në fillim fare te Studenti, se nuk më pranoj ai i peshëngritjes sepse isha 6 vjeç e gjysmë atëherë. Pastaj vajta te Klubi Partizani në peshëngritje. Për një kohë të vogël nuk më la mami me babin, reagoj jo je i vogël, do të lejë të shkurtër e ke parasysh. Edhe si përfundim pas 11 viti i gjysmë 7-8 vjeç në 11 prill të ‘78 njofta Bujar Bodinakun i cili kishte dhe atë…”
Blendi Fevziu: “Pra ishit vetëm 7 vjeç e gjysmë.”
Piro Dhima: “Isha 7 vjeç e gjysmë isha 1 e 36, 36 kile. Bujari ishte shumë trajner i zgjuar. Ai klubi i studentit nuk kishte pionerë ishim të parët pionerë që hyjmë te klubi student. Ishim të gjithë çuna 15-16 vjeç, fëmijë të vegjël nuk kishte atëherë filloj gjithë puna Niko Bunecin dhe me Bujar Bodinaku në Tiranë. Erdhi Bujari me prindërit, foli me prindërit, me nënën, më babën i qetësoj. Vinte në shkollë, interesohej për mësimet dhe kështu i bëri dhe prindërit që të jepnin pëlqimin dhe të pranonin që unë të vazhdoja peshëngritjen. Edhe që atëherë e tutje isha në stërvitje paradite-pasdite, isha me fat që në klubin e Studentit ishte Erlin Nikolla se ishte në Institut të Fizkulturës dhe kishte ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe kishte kaluar tek klubi Studenti dhe më ndihmoi jashtë mase kohë më parë, se edhe unë me shkollën “Labinoti” atëhere po e ndërtonin nga fillimi, po e bënim në vend tjetër.../tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Информация по комментариям в разработке