Qofte me barishte të egra dhe Hasude me Arra, Jeta në fshat - Traditional Albanian Dessert

Описание к видео Qofte me barishte të egra dhe Hasude me Arra, Jeta në fshat - Traditional Albanian Dessert

Përshëndetje Miq.

Në këtë video do t,ju tregojmë recetën tradicionale Hasude me Arra, dhe Qofte me barishte të egra.

Receta 1. Hasude me arra
Përbërësit:
1 gotë sheqer
3 gota ujë
1 gotë niseshte
1 gotë me arra
vaj ulliri

Përgatitja:
Në një enë hedhim pak vaj dhe shtojmë sheqerin. E vëmë në zjarr mesatar derisa sheqeri të skuqet dhe të marë ngjyrë të kuqe. Kjo bëhet që ti japë ngjyrë të kuqe hasudes. Kur sheqeri ka marë ngjyrë sa duhet, shtojmë 1 gotë ujë. E lëmë të ziejë duke e përzier nga pak derisa sheqeri të tretet plotësisht. Në një enë përziejmë niseshtenë me dy gota uji. Kur sheqeri është tretur plotësisht, i shtojmë masën e përgatitur me niseshte, duke e përizer vazhdimisht derisa hasudja trashet dhe shkëputet lehtësisht nga ena. Në fund shtojmë arrat. Heqim hasuden nga zjarri dhe me anë të një luge i japim formë në pjatë. Ju bëftë mirë.

Receta 2. Qofte me barishte të egra.
Përbërësit:
Lëpjetë
Rrëshyllë
Mëllagë e egër
Labot
Spinaq
Bishta preshi
Kripë
Rigon
Piper
Miell
Sodë buke
Ujë
Vaj

Përgatitja
Fillimisht mbledhim barishtet, i lajmë dhe i grijmë shumë hollë. Pasi i kemi grirë shtojmë kripën, piperin, rigonin, pak vaj ulliri, përziejmë. Shtojmë miellin pjesë-pjesë dhe sodën e bukës. Hedhim ujë dhe përziejmë. Shtojmë përsëri miell dhe ujë derisa të formohen qoftet si në video. Nuk duhet të shtojmë shumë miell që të dominojë brumi dhe të mos vihen re barishtet.
Në një tigan hedhim vaj dhe e vendosim në zjarr të nxehet. Lyejmë pak duart me vaj dhe marim pak nga brumi i qofteve, e bëjmë në formë rrethore dhe më pas e shtypim lehtë me duar. E vëmë të skuqet mirë nga të dyja anët dhe me pas e heqim nga zjarri. Kështu veprojmë me të gjithë pjesën e brumit të qofteve.
Ju bëftë mirë.

Receta3. Sallatë me lakër të bardhë.
Përbërësit:
Lakër e bardhë
Qepë
Limon
Kripë
Vaj ulliri

Në një enë shtojmë lakrën të grirë hollë për së gjati. Shtojmë qepën, limonin, kripën dhe vajin e ullirit. Sallata me lakër është gati. Ju bëftë mirë.

Nëse ju pëlqeu video mos harroni të na mbështesni duke klikuar Like, Share dhe duke Komentuar. Klikoni SUBSCRIBE ‪@everythingaboutvillage‬ për më shumë video rreth jetës në fshat, natyrës së fshatit, gatimeve të fshatit dhe punët e ndryshme që realizohen në fshat.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке