Eliza Hoxha, dje dhe sot - Episodi 132 (25 tetor 2024)

Описание к видео Eliza Hoxha, dje dhe sot - Episodi 132 (25 tetor 2024)

Subscribe në "Mira Kazhani" në YouTube Channel:    / @mirakazhani  
Për më shumë vizitoni: https://www.tiranapost.al/
Na ndiqni në Facebook:   / tiranapost.al  
Na ndiqni në Instagram:   / post.tirana  
Na ndiqni në Spotify: https://open.spotify.com/show/57q7lSF...
Na ndiqni në Tiktok:   / zememirenpodcast  

Videopodcast me Eliza Hoxha

Në shtëpinë tonë në vitet 2000, CD e parë që kemi pasur në një magnetofon të madh ka qenë e Eliza Hoxhës. Motra e solli dhe aty vendosëm që ajo ishte këngëtarja jonë.

Kur e klikova në fund të episodit me të një nga këngët e saj, pa plan, më besoni, fjalët më vinin të gjitha. I kemi kënduar këngët e saj dhe imituar veshjet e videoklipeve të Elizës bashkë me motrën aq intensivisht mesa duket, sa truri s'i fshin më kurrë.

Më vonë ajo u zhduk disa kohë. U kthye sërish në "Këngën Magjike", ku rrëmbeu dhe çmimin, por pastaj iku sërish nga skena.

Pa e njohur nga afër më qe dukur një artiste me kokën plot.

Para një viti i shkrova se doja ta ftoja në podcast për të folur rreth jetës së saj. U takuam në Prishtinë dhe Eliza u shfaq me flokët e kuqe dhe me aurën e një gruaje tashmë. Më foli shumë për politikën dhe unë gati po pikëllohesha, sepse kërkoja Elizën e CD-së në dhomën time me motrën. Të paktën të jepte ndonjë shenjë që e merrte malli.

A e kishte kuptuar ajo sa ndikim e çfarë stili modern kishte pasur në ato vite? Çfarë kishte ndodhur gjatë këtyre 25 viteve me të? I kishte sjellë jeta fat? Po dashuri? Po zhgënjime?

Eliza erdhi si muzika e Beethoven nga Sonata e të cilit ka edhe emrin e saj, e fortë, e vërtetë dhe ndoshta si asnjëherë në një rrëfim për jetën dhe zgjedhjet e saj.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке