Fran Kodra, Anjeza Ndoj & Ndue Shytani - KANE FAJ BURRAT APO GRATE

Описание к видео Fran Kodra, Anjeza Ndoj & Ndue Shytani - KANE FAJ BURRAT APO GRATE

Tekst & Muzik: Fran Kodra
Subscribe: https://smarturl.it/ProduksioniTreva

Produksioni Treva
© & ℗ Produksioni Treva. All Rights Reserved

Teksti (Lyrics):

Çifteli moj zemra jonë
Me Ty hall kem kja gjithmonë

Kem kja hall kem kja merak
Pse po ka dasma kaq pak

Si na mbushi bashkëjetesa
Plot beqarë e beqaresha

Na u ba histori e gjatë
Kanë faj burrat a kanë faj gratë.

Fort ma mirë pa u martue kurrë
Se me marrë dikand për burrë.

Ma mirë burri pa gja t’rrinë
Se me i hypë grueja në shpinë.

Ç’e don burrin në këtë dynja,
Kur s’a i zoti për asgja.

Boll e v’shtirë me u martue sot
Veç me t’ra bingoja kot.

Fort ma mirë në dorë të dreqit
Se me ra n’dorë t’pijanecit.

Ma mirë thatë krevatin tand,
Se me marrë përgjysë me kand.

Fort ma mirë me dekë në vorre
Se me t’pasë burri dashtnore.

Nuses, nuse pse me i thanë
Kur s’ti don ty Babë e Nanë.

Bekue kjoftë krevati bosh
Se me t’luejt burri bixhoz.

Ma mirë burri gjithmonë tek,
Se me u çmend nusja n’internet

Fort ma mirë dekun nën tokë,
Se me t’marrë burri drogë.

Fort ma mirë, vetëm pa kand
Se me t’pi nusja duhan.

O sa ngushtë ta kanë pru gratë,
Si ban hoxha që ka shtatë.

Pa ta kthye tash s’po ta la,
Ç'e gjen priftin pa kurrgja.

Djem e çika mos harroni
Pa u martu s’keni kah shkoni.

Ka me u thanë kur t’vijë pleqnia
Ku asht nusja e ku janë fmija.

Gja ma t’shtrejtë s’ka n’këtë jetë
Se familja e vërtetë.

Gjithkush ka fajet e veta,
Pa u martu s’ka kuptim jeta.


#AnjezaNdoj #FranKodra #NdueShytani

Комментарии

Информация по комментариям в разработке