E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (14 tetor 2018)

Описание к видео E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (14 tetor 2018)

www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-e...

Vitet nuk janë të rëndësishme dhe nuk e zbehin dashurinë për dikë i cili të ka dhënë dorën kur ti ke pasur nevojë më shumë se kurrë edhe pse prej shumë vitesh nuk je parë apo dëgjuar. Kur kanë kaluar më shumë se dy dekada për Marsildën dhe familjen e saj zonja Vitore nga Lezha, ka mbetur gjithmonë në zemrat e tyre. Historia e një familje të shpërngulur në Lezhë dhe më pas në Lushnje ishte pjesa e parë e “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan, ku protagoniste ishte Vitorja. Pas 26 vitesh Marsilda arriti të takohet me Vitoren, e cila ka bërë të mundur që ajo të jetë gjallë. Marsilda lindi 8 muajshe dhe shpresat për të jetuar ishin shumë të pakta, por këmbëngulja dhe kujdesi i Vitores nga Lezha e ka shpëtuar atë. Për shumë vite me radhë Marsilda nuk rreshti së kërkuar Vitoren dhe familjen e saj për ti falënderuar, prandaj ajo zgjodhi “Ka një mesazh për ty” për të bërë të mundur gjetjen e saj dhe takimin pas 26 vitesh.

Marsilda: Zanafilla e historisë fillon në kohën kur unë kam lindur pasi në atë periudhë një njeri i dashur për mamin tim është shkëputur prej nesh. Ne kemi jetuar në Pogradec në vendlindjen e babain. Në vitin 1979 kur ndodhi tërmeti në Lezhë duke qenë se babai ka qenë inxhinier ndërtimi transferohet me punë vullnetare në Lezhë. Fillimisht u largua i vetëm dhe më pas duke parë që njerëzit ishin shumë mikpritës dhe ambienti ishte i mirë për të jetuar vendosi të transferojë të gjithë familjen. Në atë kohë kanë qenë dy prindërit dhe tre fëmijë më të mëdhenj se unë, dy vëllezër dhe një motër. Pas 1979 në vitin 1982 vjen në jetë fëmija i katërt i familjes dhe pas kësaj lindje nëna ime kalon shumë vështirës, probleme shëndetësorë për të cilën kishte nevojë të kujdesej për të por edhe për fëmijët. Shpesh herë në familje më flitet për Zonja Vitore, ajo ka qenë një ndër mikeshat më të mira që nëna ime ka patur atje. Ka qenë një përkrahje, një motër për mamin tim duke marrë parasysh që mami im ishte vajzë e vetme dhe familjen e saj e kishte larg që ata ti gjendeshin pranë e kishin të pamundur. Në atë kohë mjekët i thonë mamit që duhet të sillte në jetë dhe një fëmijë tjetër. Mami kishte probleme gjinekologjike dhe shpesh herë i duhej të qëndronte në shtrat. Kurse zonja Vitore, jetonte aty afër nesh, në Lezhë. Kishte dy djem të rritur dhe bashkëshorti. Fëmijët e saj kanë moshën e dy fëmijëve të mëdhenj të mamit tim. Bashkëshorti i saj punonte me babain tim. Mami im e ka emrin Gurie. Në kohën që mami ishte sëmurë, për fëmijët duhet të kujdesej dikush dhe zonja Vitore kujdesej për mamin dhe fëmijët. Ka qenë një lidhje shumë e fortë. Madje ajo që gatuante Vitorja në shtëpinë e saj, haej edhe në shtëpinë tonë.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке