Uniko - "Grabitesit e Rinasit II", rrefimi i Aleksander Murataj! (30 Mars 2020)

Описание к видео Uniko - "Grabitesit e Rinasit II", rrefimi i Aleksander Murataj! (30 Mars 2020)

#uniko #spartakkoka #klanplus #grabitjeterinasit

Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus intervistoi Aleksandër Muratajn, një nga të dyshuarit e përfshirë në grabitjen e rrugës së Rinasit. Dëshmi, detaje, prova dhe pamje filmike të papublikuara më parë rreth grabitjeve të parave të bankave të nivelit të dytë në Rinas. Për herë të parë u rrëfye vëllai i Admir Muratajt, organizatorit kryesor të dyshuar të të paktën 4 grabitjeve të bujshme.
Aleksandër Murataj, nga burgu 313 ku ndodhet aktualisht si i akuzuar dhe i dënuar me 24 vite burg si i dyshuar për përfshirje në grabitjen e 9 Shkurtit 2017, rrëfen për herë të parë njohjen e tij dhe të vëllait të tij me Klement Çalën (i arrestuar më 19 Mars 2020) si dhe për anëtarët e tjerë të arrestuar tashmë nga drejtësia.
Aleksandër Murataj është fiksuar nga kamerat e sigurisë të sekuestruara nga policia 40 minuta pas grabitjes së vitit 2017 në banesën e të vëllait Admirit. Përse ndodhej ai aty? Çfarë dijenie ka ai për grabitjet? Mbi çfarë provash dhe faktesh pretendon ai se është i pafajshëm? Ku u zhduk “Peugeot partner”, automjeti që përmendet në dy grabitjet, ajo e Shkurtit 2015 dhe Shkurt 2017?
Në pjesën e dytë do të jetë i ftuar gazetari i kronikës Eni Ferhati, i cili do të sjellë pamje ekskluzive të “bankierit” të grabitjeve të Rinasit. Kush është ky personazh dhe përse nuk u arrit të kapej nga 2017 deri në 2019? Kush janë policët që dyshohet se e ndihmuan?
Një foto e Klement Çalës në banesën e Admir Muratajt është një tjetër material që gazetari Ferhati ka siguruar nga dosja hetimore e grabitjeve.

SHIKO EDHE: Kush "i tradhetoi" grabitesit e Rinasit? (Linku i videos: https://bit.ly/2UScnR1 )


#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке