Rreze Dielli - Gjellë verore me speca dhe domate nga zonja Albana

Описание к видео Rreze Dielli - Gjellë verore me speca dhe domate nga zonja Albana

#rrezedielli #reporttv

Gjellë verore me speca dhe domate

4 speca
500 gr domate
3 qepë
2 lgj oriz
Vaj ulliri
Kripë, piper
Spec djegës

Në një tenxhere me pak vaj kaurdisim qepët e prera mesatarisht, shtojmë pak kripë për të ndihmuar zbutjen e qepës. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specat të cilat i kemi marinuar me pak kripë. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta duke shtuar më pas domatet e prera në kubikë. Shtojmë pak sheqer për të neutralizuar aciditetin e domateve. Rregullojmë shijen me erëza, shtojmë ujin dhe orizin e shpëlarë. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare derisa të shohim që domatet janë tretur. Në fund sipas dëshirës mund të shtojmë pak spec djegës.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке