Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me burg të Pëllumb Gjokës, një nga shtatë të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, që doli në dritë gjatë komunikimeve në Sky ECC.
SPAK kërkoi dënimin e Gjokës me 14 vite burgim, duke e akuzuar për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorian Dulin, Genc Tafilin dhe Ibrahim Licin.
Po ashtu, prokurori lexoi ndaj të pandehurit edhe akuza të tjera të grupit të strukturuar kriminal dhe korruptimit të ish-drejtorit të forcave operacionale, Oltion Bistri, i cili, siç ka rezultuar nga një gjykim ku Gjoka u veçua, ka marrë pafajësi për këtë akuzë.
Gjoka ka mbetur në të njëjtën varkë pretence me ish-shefin tjetër të policisë, Ardit Hasanbegaj, kundër të cilit u kërkua shpallja fajtor dhe dënimi me 8 vite burgim.
Nga viti 2023, kur SPAK njoftoi se kishte zbuluar “Metamorfozën” dhe shtatë të akuzuarit, një miksim mes anëtarëve të krimit, institucioneve dhe biznesit, dosja u veçua në episode. Vendimet e para u shpallën ndaj pesë të pandehurve: ish-funksionari i policisë Bistri, ish-prokurori Xhevahir Lita, si dhe Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Edmond Preka, që të gjithë përfitues të gjykimit të shkurtuar.
“Metamorfoza”, ndryshe dosja “1” e Sky ECC në Shqipëri, do të finalizohet sipas bonuesit të gjykimit të shkurtuar edhe për Gjokën, i cili, nëse gjendet fajtor, do t’i zbritet një e treta e dënimit. Aktualisht, një tjetër proces i shkëputur nga “Metamorfoza” vijon me gjykim të zakonshëm ndaj Pëllumb Gjokës, dhe aty ai dyshohet për vrasjen e Gjin Ndojit, kryer në vitin 2020, akuza të cilat ai i hedh poshtë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#Gjoka#TopChannelNews
Информация по комментариям в разработке