Pablo Escobar, Perandori i Kokainës - Cartel Top News

Описание к видео Pablo Escobar, Perandori i Kokainës - Cartel Top News

“Të gjitha perandoritë janë ngritur me zjarr dhe gjak”

Vrasës, filantropist, trafikant droge, politikan, djall, shenjtor...shumë fjalë janë përdorur për të përshkruar Pablo Escobarin, por një është e patjetërsueshme....legjendë. Për të varfërit e Kolumbisë, ai ishte Robin Hudi i tyre, një njeri, madhështia e të cilit nuk qëndronte tek krimet e tij por tek bamirësia; për ta pasurit kolumbianë, ai ishte vetëm një gangster i etur për gjak, një gogol që trembte fëmijët në shtrat; për pjesën tjetër të botës që ai e mbyti me kokainën e trafikuar prej tij, ai ishte armiku publik numër një...

Gjatë mbretërimit të tij, si i jashtëligjshmi më i famshëm në botë, ai urdhëroi vrasjen e mijëra njerëzve. Në një pikë madje, ai urdhëroi edhe bombardimin e një avioni pasagjerësh. Ai trafikoi drogë drejt SHBA-së në mini-nëndetëse të frymëzuara nga filmat e James Bondit, u zgjodh deputet në parlament, u arratis në mesin e natës, mes për mes xhunglës, duke lënë duarbosh batalione të tëra ushtrie, ndërtoi burgun e tij personal, u shoqërua me presidentë, kontrollonte një pasuri që vlerësohej se arrinte në më shumë se 20 miliardë dollarë, dhe për më shumë se tre vjet turpëroi forcat sekrete amerikane të dërguara për ta vrarë atë...

Ambicja e tij ishte po aq pa kufi sa edhe dhuna e tij...dhe asnjëherë ai nuk kënaqej.

Një nga bashkëpunëtorët e tij të afërt, ose ndryshe, ‘vrasësi’ i preferuar nga lordi i drogës, Jhon Jairo Velasquez, i njohur si Popeye, do ta kujtonte kështu ish bosin e tij....



"Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt."
Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës.
Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite.

Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës.

Cartel
Çdo të dielë
Ora 21:00

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Cartel #TopChannel #TopNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке