" Mora rrugën 12 ditë nē këmbë, emigrova në Greqi" Marjol Rapaj rrëfen fillimet | Jeto me Orën

Описание к видео " Mora rrugën 12 ditë nē këmbë, emigrova në Greqi" Marjol Rapaj rrëfen fillimet | Jeto me Orën

#rtvora #jetomeoren #anakallaku #show #kenge #marjolrrapaj

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ishte këngëtari Marjol Rrapaj ku dhe foli rreth projektit të tij muzikor “Nuk jemi kriminelë”.

Ai tha se mënyra se si shpesh shihen shqiptarët nëpër botë ka qenë një motiv në sjelljen e kësaj kënge.

Marjol Rrapaj: Për 48 orë bëra tekstin audion dhe klipi them se kam arritur ta realizoj si duhet. Kam xhiruar vetëm në Fier në një lokal brenda, dhe mora një dubël tek sheshi Skënderbej.

Pse keni zgjedhur ti këndoni vendit?

Marjol Rrapaj: Kjo zgjedhje ka nisur që në 1997. Kam ikur me vuajtje jashtë. Në 2003 a 2004 kam dalë si këngëtar. Në 8 vjeçare mësuesja e muzikë më tha që duhet të studioj vetëm për muzikë. Në atë periudhë nuk e mora seriozisht. Në vitin 2003 kam bërë album me 8 këngë, e lash sërish Shqipërinë dhe kthehem pas 2 vitesh. Kur erdha në Shqipëri kisha përgatitur 20 tekste. Pastaj avancova në një studio.

Çfarë ju frymëzon për të shkruar?

Marjol Rrapaj: Shqipëria është e bukur e ëmbël, ka shumë gjëra për të ndenjur këtu. “Shqipëri të shoh në ëndërr” ky do të jetë projekti i ri muzikor.

“Shqipëri të shoh në ëndërr, ti dhe kripën ke të ëmbël.”

Sa i përket suksesit të këngës ai thotë se “Në fakt me këngën prisja më shumë reagime”.

Si një shqiptar i cili ka migruar në moshë të hershme jeta e tij ka pasur dhe vështirësi madje kujtoi se largimi nga vendi ka qenë ndër momentet më të vështira të jetës së tij.

Marjol Rrapaj: Me djalin e qortoj i flas se babai yt ka vuajtur. Ai ishte ndër momentet më të vështira. Kur u nisa 12 ditë në këmbë deri në Larisa 16 vjeç dhe aq më duket se nuk kisha mbushur. Tani është gjynah të mos studiosh. Nëse ke qejf diçka ke mundësi ta bësh tani.

Panel
Marjol Rrapaj-Këngëtar

Për më shumë lexoni në:https://www.oranews.tv/lifestyle/udhe...

Mes ngjyrash të vërteta, me hapat e çdo dite, plot shpresë dhe energji. Për të qeshur me shpirt si fëmijët, me ëndrrat e fëmijëve dhe me dashurinë që nuk njeh moshë për të mos ndalur.

Nga 20 shtatori, Ana Kallaku vjen çdo pasdite nga e hëna në të premte me 'Jeto me oren'. Rrëfime personale, të pathëna, histori suksesi, e shumëçka tjetër.

Follow RTV Ora

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2sPcqj3

Facebook:   / rtvora  

Instagram:   / rtvora  

Комментарии

Информация по комментариям в разработке