Pa Gjurmë/ ‘Më iku nga krevati që ditën e parë të martesës’ Gruaja: M’i sillte të dashurat në dhomë

Описание к видео Pa Gjurmë/ ‘Më iku nga krevati që ditën e parë të martesës’ Gruaja: M’i sillte të dashurat në dhomë

Një histori tronditëse do të vijë e rrëfyer pasditen e sotme nga një zonjë, nënë e dy fëmijëve e cila gëzon statusin e gjyshes.
Që në fillime të martesës me bashkëshortin Muharrem Hysaj nga Skrapari, Vasilika Mekollari është përballur me dhunën fizike dhe atë psikologjike. Historia e rrëfyer nga kjo 72-vjeçare shkon përtej imagjinatës. Jeta bashkëshortore e saj ka qenë mjaft e vështirë, ndërsa shpesh përballej me tradhtinë e të shoqit. Muharremi kurrë nuk e dashuroi Vasilikën ndërsa kjo e fundit jetonte me shpresën se një ditë ai do krijonte ndjenja për të. Edhe me ardhjen në jetë të 3 djemve sërish marrëdhënia mes tyre vijonte të ishte po e njëjtë.

Ajo që e bën më të rëndë këtë histori është denoncimi i Vasilikës se bashkëshorti i saj ka helmuar djalin e dytë kur ishte 6 muajsh pasi dyshonte se nuk ishte fëmija i tij, duke i marrë kështu jetën.
E gjendur në të tilla kushte nëna bashkë me dy djemtë emigruan drejt Anglisë për të kërkuar azil ndërsa Muharremi nuk pranoi të shkonte me to. Madje një vit më pas ai bëri edhe një kërkesë për divorc ndërsa vendosi të vazhdonte një jetë të re dhe të krijonte familje tjetër.
7 vite më pas Vasilika u kthye në Shqipëri ku edhe pas afro 20 vitesh ndarje sërish jeton me frikë pasi kërcënimet e ish bashkëshortit e ndjekin në çdo moment ndërsa nuk është e qetë. Prandaj ajo sot kërkon të rrëfejë historinë tronditëse të jetës së saj dhe të denoncojë ish-bashkëshortin, 78-vjeçarin Muharrem Hysaj.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/

Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE:    / @reporttvalbania  

Follow Report Tv on Facebook:   / reporttval  
Follow Shqiptarja.com on Facebook:   / shqiptarjacom  
Follow Report Tv on Instagram:   / reporttv.al  
Follow Shqiptarja.com on Instagram:   / shqiptarjacom  
Follow Report Tv on Twitter:   / shqiptarjacom  
Follow Shqiptarja.com on TikTok:   / shqiptarjacom  

#ReportTv #ReportTvLajme #pagjurme #odetadume #reportTV

Комментарии

Информация по комментариям в разработке