Grupi i Krujës - Shkami i Vajës

Описание к видео Grupi i Krujës - Shkami i Vajës

Terezina Gega dhe grupi i vajzave të Kurbinit me këngën e shkëmbit të Vajës, Krujë.
Legjenda është mjaft e njohur. Ajo thotë se pas pushtimit të Krujës me 16 qershor 1478, 90 gra e vajza krutane, për të mos rënë në duart e turqve mizore, u kapën dorë me dorë dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m. Këtë ngjarje shume tragjike populli i Krujës e ka përkujtuar për shume vite. Ata hidhnin lule dhe vajtonin vajzat për këtë akt heroik. Prej këtij vajtimi të përvitshëm që bëheshin më pas në kujtim te vdekjes tragjike të tyre, shkëmbi mori emrin Shkëmbi i Vajës. Dhe lotët, sipas legjendës, kanë qenë të shumtë përderisa edhe rrëshqitën poshtë duke formuar edhe lumin që quhet lumi i Vajës…i cili realisht është përrua, por banorët duke u nisur edhe nga përmasat e mëdha me një dramacitet të rëndë të legjendës e cilësojnë lumë.
Nga Festivali Folklorik i Gjirokastrës 1983.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке