Tv Klan - 14 viktima nga përmbytjet në jug të Bosnjes

Описание к видео Tv Klan - 14 viktima nga përmbytjet në jug të Bosnjes

Përmbytje apokaliptike shkaktuan në jug të Bosnjes reshjet e dendura të shiut natën e kaluar. 14 persona humbën jetën, shumë të tjerë u lënduan, por të shumtë janë edhe të zhdukurit, çka paralajmëron rëndimin e bilancit tragjik të viktimave.

Situata më e vështirë është në qytezën Donja Jabllanica, rreth 90 kilometra larg Sarajevës, e shtrirë rrëzë një mali. Rrëshqitjet e tokës mbuluan disa ndërtesa dhe shkatërruan rrugët hyrëse.

Për pasojë, operacionet e kërkim-shpëtimit janë të pamundura përmes rrugëve tokësore. Banorët po ndihmohen nga ajri me helikopterë.

Qeveria federale e Bosnje-Hercegovinës shpalli gjendjen e katastrofës natyrore, ndërsa ngriti një shtab emergjencash. Vendet fqinje si Kroacia, ofruan menjëherë ndihmë për Bosnjen në përballimin e situatës, duke dërguar ekipe ndihmëse. Sarajeva kërkoi edhe ndihmë nga Bashkimi Europian për përballimin e situatës.

Bënorët thanë për mediat se një situatë të tillë nuk e kishin parë kurrë, ndërsa ekspertët e lidhin me pasojat e ngrohjes globale.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: [email protected]

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке