Top News/ KEIT Day Hospital/ Fokusi i mediave italiane si lider i kirurgjisë estetike

Описание к видео Top News/ KEIT Day Hospital/ Fokusi i mediave italiane si lider i kirurgjisë estetike

Në fokusin e mediave italiane Rete 4 dhe La 7 edhe këtë herë është Shqipëria dhe kirurgjia estetike. KEIT, brandi italian i kirurgjisë estetike në Tiranë është kthyer në një nga mikpritësit kryesorë të pacientëve nga e gjithë Europa.
Gazetarët e 100 Minuti në La 7 kanë udhëtuar drejt Tiranës për të shoqëruar Giulian, një vajze e re nga Roma e cila ka vendosur të kryejë zmadhimin e gjoksit në Spitalin Ditor KEIT.
Giulia konfirmon se për një ndërhyrje të tillë në Itali i kanë kërkuar mbi 10 mijë euro, ndërkohë që në KEIT e ka realizuar me më pak se gjysma e këtij çmimi, ku përfshihen ndërhyrja, ekzaminimet, akomodimi, transporti dhe të gjitha fluturimet.
KEIT disponon një ekip prej 30 kirurgësh ku 27 prej tyre janë italianë ndërkohë që numri i punonjësve i kalon 170 vetët.
Sinkron Dr. Skerdi:
Kirurgët italianë vijnë në KEIT sepse i përzgjedhim, iu krijojmë kushte dhe gjenden mirë - tregoi themeluesi dhe drejtuesi i KEIT për La 7.
Ndërkohë i pyetur nga Rete 4 se si ndodh që çmimet në KEIT janë sa gjysma e atyre në Itali, Dr. Skerdi u përgjigj:
Sinkron Dr. Skerdi:
Arsyeja kryesore janë taksat të cilat janë më të ulëta krahasuar me Italinë që mundësojnë në përballimin e kostove me një çmim më të ulët por pa kompromentuar cilësinë.
Të dielën mbrëma, në emisionin Dritto e Rovescio të Rete 4 me Paolo del Debbio, KEIT u prezantua si një kompani lider në Europë që ofron shërbime ekselente të kirurgjisë estetike me çmime shumë herë më të favorshme të organizuara edhe në paketa për të gjitha llojet e ndërhyrjeve nga rinoplastika, rimodelimi i gjoksit dhe i barkut e deri tek mbjellja e flokëve, ku sipas statistikave të KEIT, kjo e fundit është ndërhyrja më e kërkuar tek meshkujt.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#KEIT#Hospital

Комментарии

Информация по комментариям в разработке