Rreze Dielli - Zupa shtëpie nga zonja Albana

Описание к видео Rreze Dielli - Zupa shtëpie nga zonja Albana

#rrezedielli #reporttv
Zupa shtëpie
Përbërësit:
1.5 litër qumësht
2 të verdha veze
7 lgj sheqer
7 lgj niseshte
Arra të grira
Biskota
Reçel
Vanilje
Kanellë
Përgatitja:
Fillimisht thërrmojmë biskotat dhe i vendosim në fund të gotave si shtresë. Biskotat i lagim me pak qumësht ose liker.
Në një tenxhere ngrohim qumështin në zjarr të avashtë. Shtojmë të verdhat e vezëve që i kemi rrahur me sheqer dhe niseshte. Këtë masë e përziejmë derisa të trashet. Kur masa të bëhet kremoze shtojmë vaniljen. E vendosim kremin e përgatitur mbi shtresën e biskotave, vendosim përsëri një shtresë me biskota, pak reçel dhe arra të thërrmuara. Sipas dëshirës bëjmë një pudrosje të lehtë me pak kanellë dhe i vendosim zupat të ftohen në frigorifer para se t’i konsumojmë.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке