Letra për shtetin Bektashi dorëzohet në Parlament! Ish-ministri zbulon detajin: E ka edhe Rama

Описание к видео Letra për shtetin Bektashi dorëzohet në Parlament! Ish-ministri zbulon detajin: E ka edhe Rama

Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm, tha se hedhja e idesë për krijimin e “shtetit Bektashi” mund të ketë efekte propagandistike, mund të ketë edhe efekte promovuese të Kryeministrit në planin ndërkombëtar, por duhen parë efektet negative.
Në emisionin “Open” në News24, Milo tha se nëse kjo ide konkretizohet do të kishim cënimin e sovranitetit, do të kishim një acarim të marrëdhënieve ndërkomunitare fetare, të cilat kanë filluar, sikundër do të kishim cënim të Kushtetutës së Shqipërisë.
Por pastori Ylli Doçi tha se nuk ka pse të ketë një acarim të marrëdhënieve ndërkomunitare fetare pasi komuniteti Bektashi ka një veçori që asnjë nga komunitetet fetare nuk e ka në Shqipëri. “Mos harroni që Qendra Botërore e Bektashizmit është në Shqipëri. Nuk është si çdo komunitet tjetër, kemi qendrën ndërkombëtare këtu”, tha Doçi.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке