Top Channel/ Greqia e Turqia morën OSBE, Qeveria shqiptare tërhoqi kandidaturën e Hasanit

Описание к видео Top Channel/ Greqia e Turqia morën OSBE, Qeveria shqiptare tërhoqi kandidaturën e Hasanit

Greqia dhe Turqia përmes një bashkëpunimi të paprecedentë diplomatik arritën të marrin udhëheqjen e OSBE-s.
Pash shumë muajsh negociatash me dyer të mbyllura 57 vendet anëtare të kësaj organizate ,në mënyrë unanime duket se do te zgjedhin ditën e premte turkun Ferudun Sinirlioglu, një diplomat karriere dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Turk Erdogan, në krye të kësaj organizate.
Ndërsa diplomatja greke Maria Telalian do të drejtojë ODIRIN-n.
Gazeta turke online Yetkin Report përmes një artikulli hedh dritë për të gjitha prapaskenat se përse paketa e Ferudun Sinirlioglu triumfoi përballë asaj të Shqipërisë dhe Holandës me kandidaturë ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë Igli Hasani.
Burime diplomatike kanë shpjeguar për këtë media turke se çelësi I suksesit ishte bashkimi i forcave mes Greqisë së Turqisë përfshi një kompromis diplomatik duke i hapur rrugën Sinirlioğlu në drejtimin e OSBE pasi të jetë aprovuar nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-s.
Ky kompromis diplomatik shpjegohet me faktin se Greqia dhe Turqia gjatë dy dekadave të fundit kanë patur marrëdhënie konfliktuale të tejskajshme.
E pikërisht dalja me një propozim të përbashkët nga këto dy vende për kreun e OSBE-s është parë si një mundësi e mirë në ndikuarin pozitivisht në të avancuarin e klimës pajtuese mes dy vende.
Pikërisht ky ishte elementi kyç i dakortësisë për ti dhënë fitoren Ferudun Sinirlioglu, element qe konfirmon që procesi i zgjedhjeve me konsensus të lidershipit të OSBE është i bazuar ne konsiderata gjeopolitike me shume se meritat individuale te kandidateve.
Top Channel mëson se kjo simbolikë e paketës Turko-Greke dhe qëllimi më i gjerë kolektiv për të kontribuar në një normalizim te qëndrueshëm të marrëdhënieve turko-greke, ishte dhe arsyeja pas vendimit të qeverisë Shqiptare për tërheqjen e Igli Hasanit nga kandidimi për pozicionin e sekretarit të përgjithshëm.
Paçka se ai ishte propozuar më parë si kandidati individual më i votuar dhe konsiderohej si kandidati më i preferuar nga shumica dërrmuese e vendeve pjesëmarrëse deri ne fund te procesit.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OSBE#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке