REPORTAZH/ Kallmeti i Lezhës, fshati me tradita që po orientohet drejt turizmit

Описание к видео REPORTAZH/ Kallmeti i Lezhës, fshati me tradita që po orientohet drejt turizmit

10 km nga qyteti i Lezhës ndodhet Kallmeti. Një fshat me dy mijë banor i vendosur në një zonë kodrinore poshtë malit të Velës. Ky fshat është një vendbanim i lashtë që nis që nga epoka e gurit të ri. Banoret kanë traditat e tyre ndryshe nga zonat e tjera, duke nisur nga dialekti, veshja tradicionale e grave. Historinë e lashtë të këtij fshati e dëshmojnë dhe gjetjet arkeologjike si dhe Kisha e Shën Eufemisë, që i përket fund shek. XIII dhe fillim shek. XIV-të. Nga vendndodhja e kishës mund të vështrohet e gjithë fusha e Drinit të Lezhës deri në Malin e Zefjanës, në Bushat, mali i Taraboshit, Kalaja dhe qyteti i Shkodrës.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке