Del në publik pas sulmit. Bukuroshja italiane u shpërfytyrua nga acidi

Описание к видео Del në publik pas sulmit. Bukuroshja italiane u shpërfytyrua nga acidi

Ish-Miss Italia Xhesika Notaro, së cilës ish i dashuri dyshohet t’i ketë hedhur acid në fytyrë, ka dalë për herë të parë në publik për të treguar vragat e fytyrës së saj. 27-vjeçarja ka qenë e ftuar në emisionin e Maurizio Costanzos në kanalin 5 italian. Fillimisht vajza e ka mbuluar fytyrën me një shami, duke marrë edhe miratimin e drejtuesit të emisionit, por modelja ka vendosur ta heqë atë, për t'i treguar shikuesve pasojat e djegies nga acidi. Mes lotësh, ajo ka deklaruar se: "ajo çka më ka bërë, nuk është aspak dashuri". Ish i dashuri Jorge Edson Tavares, i cili është në pritje të gjykimit për rastin në fjalë, mohon akuzat e sulmit me acid. Notaro, punonjëse në një akuarium, ka kaluar dy muaj 'e burgosur' në dhomën e saj të spitalit në Cezena - Rimini, për t'u trajtuar pas lëndimeve të tmerrshme të pësuara, pasi asaj dyshohet t'i ketë zënë pritë ish i dashuri, të cilin ajo e kishte braktisur.
------------------------------------------
IN Tv Albania

Follow us:
  / intvalbania  
  / intvalbania  
  / intvalbania  

Offcial website:
http://intv.al

Комментарии

Информация по комментариям в разработке