Top Channel/ “Votoni ndryshimin”/ Berisha në Prrenjas: Kandidatët tanë po kërcënohen

Описание к видео Top Channel/ “Votoni ndryshimin”/ Berisha në Prrenjas: Kandidatët tanë po kërcënohen

Ilir Meta në këto zgjedhje u mjaftua vetëm me garën për këshillat bashkiakë, duke i kërkuar Sali Berishës drejtimin e e betejës vetëm në katër bashki.

Një ndër to është edhe Prrenjasi, ku kandidon Suzana Topi.

“Një kandidate e gatshme të debatojë para jush me rivalin e saj që fshihet si mi, që nuk ka guxim të dalë, e gatshme të ballafaqohet jo vetëm me rivalin e saj, të Përrenjasit por nuk vjen ai, as Glediani nuk vjen dot, as ky i kadastrës nuk vjen dot, nëpunësi i kadastrës, as Belba nuk vjen dot, nuk vijnë këta, nuk vijnë se i kanë xhepat të mbushur me paratë e vjedhura nga ju. Nuk vijnë se nuk i lejon Edi Rama”.

Edi Ramën e akuzon jo vetëm se pengon përballjen mes sfidantëve, por dhe për kërcënim të kandidatëve të tij.

“Edi Rama po kërcënon; po nuk votuat thotë për kandidatët e mi, për ata të tjerët nuk do të ketë para. E vërteta është se nuk do të jesh më ti kurrë që të vendosësh për paratë e shqiptarëve, do të ikësh. Ky do të jetë ndryshimi tjetër i madh që vota me 14 maj do të bëjë. Votoni ndryshimin, sepse vendi po shkretohet”.

Berisha sfidoi kundërshtarin politik të çonte në Parlament vendimin për rritjen e pagave, duke u zotuar se do të bashkojë votën e tij me socialistët.

“Mashtrues cinik. Miratoi ligjin në komisione dhe mbylli parlamentin, vetëm e vetëm për të mashtruar qytetarët. I them këtu para jush, urdhëro zotrote, nesër ligjin në parlament dhe ta votojmë, por nuk e bjen”.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Berisha#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке