Lufta në Ukrainë, Rama: Beteja për vendet baltike do jetë e radhës për rusët

Описание к видео Lufta në Ukrainë, Rama: Beteja për vendet baltike do jetë e radhës për rusët

#rtvora #shinasirama #intervista #betinjuma #ukraine #rusi

Nuk ka paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Edhe takimi i dytë mes delegacioneve negociatore ruse dhe ukrainase përfundoi pa asnjë rezultat sa i përket dhënies fund konfliktit të armatosur. Pas dy orësh diskutimesh për ndalimin e luftës në Ukrainë, palët kanë rëndë dakord vetëm për armëpushim të përkohshëm, me qëllim që t’iu jepet kohë civilëve te largohen nga vendi i luftës.

Doktori i shkencave politike, Shinasi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTV Ora me gazetaren Beti Njuma diskutoi për krizën më të fundit në Ukrainë.

Rama: Nuk është mbyllur krejt pa rezultat por ka pasur një mirëkuptim që do të hapen korridoret për evakuimin e popullsisë civile. Ukraina është një shtet i madh, shteti i dytë më i madh në Evropë nëpër operacionet ushtarake të kësaj natyre pritshmëria është që duhet të marrin diku te 6 javë në mënyrë që të arrihet kontrolli i konsoliduar mbi infrastrukturën, mbi bazën ushtarake dhe në qytete. Nuk shtrohet çështje ditësh, çështja që shtrohet këtu është se taktika, strategjia e pushtimit janë të dallueshme nga herët e tjera dhe pavarësisht dukjes se nuk po arrihen ato rezultate që duhen, përparimi rus në disa pika ka ngecur. Makineria ushtarake ruse nuk është në atë nivel që rusët kërkojnë ta paraqesin.

Presidenti Zelensky ka paralajmëruar se pas Ukrainës e kanë radhën të sulmohen Letionia, Lituania, Estonia. A është një kërcënim real?

Rama: Nuk është një kërcënim real ajo që pritet të ndodhë dhe që është në planin dhe projektet e Kremlinit, është që do të ruhet një vijë e paprekur Rumani-Poloni dhe nga ana tjetër menjëherë pasi të "paqësohet" Ukraina do të ketë një përpjekjet për tu marrë me shtetet baltike. Edhe pse këto vende janë anëtare të NATO-s të gjitha këto vende kanë minoritete të konsolidueshme ruse të cilat i janë kthyer një masë relativisht të ndjeshme besnike Kremlinit. Beteja që mund të zhvillohet për vendet baltike do të jetë një betejë në formën e një lufte civile e cila do t'i lejojë Putinit të arrijë me një përpjeke të zgjatur dhe me humbje njerëzish civilë dhe mercenarë hapjen e korridorit që e ka kaq të nevojshme mes Bjellorusisë dhe Kaliningradid edhe zvogëlimin ndjeshëm të influencës të NATO-s në vendet baltike. Kjo do të jetë beteja e ardhshme me të cilën do të angazhohen rusët.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/lufta-ne...

Follow RTV Ora

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2sPcqj3

Facebook:   / rtvora  

Instagram:   / rtvora  

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Për më shumë na ndiqni në www.oranews.tv, linku në bio!

Për emisionin e plotë na ndiqni në kanalin e Youtube, RTV Ora

Комментарии

Информация по комментариям в разработке