Shije Shtëpie - Pispili me burdullak dhe lakra të egra nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Pispili me burdullak dhe lakra të egra nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

5-6 duar lakra të egra

Miell misri 2.5 gota uji

150 ml vaj ( 3 filxhan kafeje )

Pak gjethe qepe të njoma

150 gr djathë të bardhë

Kripë + kopër + majdanoz

1.5 gota qumësht

Pispili ose loropite është ndryshe nga lakrorët me miell misri pasi lakrat dhe produktet e tjera nuk hidhen në shtresa por përzihen të gjitha së bashku. Kjo recetë përgatitet origjinal me lakra të egra si lakrat lëpjetë, pazi, burdullak, hithra me gjethe të vogla, lulëkuqe, spinaq, kale etj.

Pasi të kemi pastruar mirë lakrat e egra i kullojmë dhe i grijmë shumë hollë. Gjethet e qepëve i shtypim me pak kripë me duar derisa të nxjerrin lëngun e tyre. Shtojmë gjethet e qepëve në tasin ku kemi lakrat. Po aty shtojmë djathin e thërrmuar, vaj, një gotë qumësht. E gjithë kjo masë shtrohet në një tepsi të lyer me vaj dhe të pudrosur me miell ose në një tepsi me vaj por të nxehur në furrë.

Pasi kemi niveluar masën me miell dhe lakrat e egra e pudrosim përsëri sipërfaqen me miell misri e më pas e lagim me qumësht ose ujë. Në fund e spërkatimdhe me vaj. E vendosim në furrë në temperaturë 220 gradë për 30 minuta. Pasi të piqet e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe e servirim me kos.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке