Donika Tufa - Prisni krushq, prisni 👰‍♂️

Описание к видео Donika Tufa - Prisni krushq, prisni 👰‍♂️

Donika Tufa (Bezati) dhe Lumturi Bezati me adetin e Nuses së Dumresë. Xhiruar në Belsh, Elbasan më 1995.

Iso-Polifonia e bukur Toske e zonës së Shkumbinit gërshetohet bukur me vargjet e zgjedhura. Video mbyllet me Vallen e Krushqve që nuk mungon në asnjë dasëm të Shqipërisë së Mesme por dhe Myzeqesë.👌

"O hajde lule do vish me ne? 👰
O lule bukur moj menekshe 🌻

Prisni krushq o, prisni o 💕
Sa të ndahem me nënën o
Sa ti puth pak dorën o 🤲
Se m'ka rrit me qumësht o
Sa t'më vej kurorën o 👑
E t'më nis si shoqet o

O hajde lule e bukur o 🌼
O se u ndave me nënën o

Prisni krushq o, prisni o 💕
Sa të ndahem me babën o
Vjen dhe dorën ma shtërngon
Dhe urimin ma dërgon 🙏

O hajde lule mbi lulet o 🌷
O se u ndave me babën o

Prisni krushq o, prisni o 💕
Se m'kanë ardhur shoqet'o
Nxjerrin urimin nga zemra ❤
Ashtu siç më uroi nëna"

Kjo këngë u paraqit nga rrethi i Elbasanit në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës 1988.    • Koncert i grupit folklorik të rrethit...   min 11.10

Комментарии

Информация по комментариям в разработке