Stop/ “Më ka thënë k*rvë, theri edhe qenin ”, gruaja nxjerr burrin nga shtëpia - 15 Prill 2024

Описание к видео Stop/ “Më ka thënë k*rvë, theri edhe qenin ”, gruaja nxjerr burrin nga shtëpia - 15 Prill 2024

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Mani Sula tregon se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti, nuk mund të kthehet në shtëpi, por ka mbetur rrugëve të fshatit Thanë në Lushnje. Ai thotë se gruaja e largoi nga shtëpia pasi vjehrri nuk e donte dhe bindi vajzën e tij të merrte urdhër mbrojtjeje për dhunë. Së fundi edhe Mani Sula është pajisur me urdhër mbrojtjeje, pasi pretendon se është dhunuar nga ish-bashkëshortja dhe djemtë e tij 15 dhe 17 vjeç. Maniu tregon se fëmijët nuk e kanë mbështetur pasi e ëma u ka thënë se ai nuk është babai i tyre i vërtetë. E në fakt këtë dyshim e ka dhe Maniu, pasi për 12 vjet nuk bënë dot fëmijë me gruan. Ish-bashkëshortja Shpresa, mohoi çdo pretendim të zotërisë, ndërsa tha, se i shoqi e akuzonte për moral, kur ajo punonte në pastrimin e shtëpive. Përsa i përket banesës, zonja thotë, se është shtëpia e saj dhe e burrit, por Maniu pretendon, se është banesa e motrës së tij. Në kadastër trualli mbi të cilin është ndërtuar kjo shtëpi, është në emër të nënës së zotërisë, ndërsa për shtëpinë nuk janë kryer veprime. Jorjeta Sinjari, Specialiste e shërbimit Social, bashkia Lushnje, thotë, se është në dijeni të rastit. Sipas saj, Bashkia Lushnje ofron bonusin e strehimit, që do të thotë, se Mani Sula do të gjejë shtëpinë dhe do të paguhet nga Bashkia derisa të zgjidhet situata.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке