Mungesa e një marrëveshje politike mes pozitës dhe opozitës në Kosovë për zgjedhjen e presidentit të ri, jo vetëm që hapi shtegun për shpërndarjen e Kuvendit, por krijoi edhe debat juridik e kushtetues.
Vetë kryeministri Albin Kurti ka bërë dy interpretime të ndryshme të Kushtetutës, në harkun kohor të vetëm dy muajve.
Në janar të këtij viti, në një intervistë për KosovaPress, Kurti pranon se data 4 mars ishte afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, dhe në rast se kjo nuk ndodhte atëherë vendi do të shkonte në zgjedhje.
“Nëse nuk arrijmë ta zgjedhim presidentin ose ta rizgjedhim presidenten, dhe afati i fundit për këtë gjë është 4 marsi. Ekziston mundësia jo vetëm teorike por edhe praktike që ne të shkojmë prapë në zgjedhje, në rast se nuk arrijmë të zgjedhim presidentin.”
Dy muaj më pas, Kurti pati një tjetër interpretim të Kushtetutës sa i takon afateve kohore për zgjedhjen e presidentit të ri.
: Kushtetuta parashikon mekanizmin pra, të nenit 82, paragrafi 3, i cili vendos kufirin maksimal prej 60 ditësh nga fillimi i procedurës. E nëse brenda këtij afati Presidenti nuk zgjedhet, atëherë krijohet baza kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve. E ju e dini që sot është data 6 mars, nuk është data 5 maj. Po të ishte data 5 maj, atëherë do të ishte e arsyeshme që, filloi procesi i zgjedhjes së presidentit, u përmbush kriteri i garës Glauk Konjufca, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, 60 ditë nuk arritët që ta zgjedhni. Filluat me 5 mars. Ja ku jemi të data 5 maj dhe rrjedhimisht shpërndahet Kuvendi. Mirëpo nuk jemi pas datës 5 mars, në 5 maj. Pas datës 5 mars, sot jemi më 6 mars. Dhe nuk është përmbushur kriteri prej 60 ditësh.”
Mes kësaj dileme juridike, Kurti shfaqet i vendosur se Kosova nuk mund të shkojë në zgjedhje të reja pa folur Gjykata Kushtetuese për këtë çështje, për këtë arsye edhe nuk mori pjesë në takimin e partive politike me Vjosa Osmanin për caktimin e datës së procesit elektoral.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#AlbinKurti#Kosove
Информация по комментариям в разработке