PROVOKACIJA - Maks Velo - 5 Mars 2019

Описание к видео PROVOKACIJA - Maks Velo - 5 Mars 2019

Piktori dhe arkitekti i njohur, Maks Velo, ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Provokacija”. I pyetur se kush është ndërtesa më e bukur në Tiranë ditën e sotme, ai tha se ka qenë Piramida, por është kthyer në një masakër. Për Velon, ne jemi në popull që vetëshkatërrojmë.

Gjithashtu, arkitekti dhe piktori i njohur theksoi se edhe stadiumi i ri që po ndërtohet është qendër biznesi bashkë me një hotel.

Mustafa Nano: Kush është ndërtesa më e bukur sot në Tiranë?

Maks Velo: Më vjen keq, por ka qenë Piramida. Është një masakër ajo e qeverisë unë mbajta një fjalë te arkitektët. Ao do ribëhet? Mund të ribëhet Muç, por a do të bëhet? Të shohim! Unë mbajta një fjalë në këtë konferencën e arkitektëve. Janë dy faqe. E ke të botuar. E kam shumë koncize dhe në një moment them vetëshkatërrimi. Ne jemi një popull që vetëshkatërrojmë. Është vetëshkatërruar Piramida prej një regjisori. Mund të marrësh mend e një regjisori? Ishte ministër i Kulturës, Klosi dhe ai tha do bëj teatër këtu dhe me mend e tyre do prishësh Piramidën ti? Jozefina donte të bënte parlamentin e Brukselit atje, t’ia kalonte dhe Brukselit. U paguan nja 10 milionë asaj studios që fitoi konkursin. Ne jemi ekselentë për të shkatërruar. Si stadiumi “Qemal Stafa” që bëri Rama?

Mustafa Nano: Është gjë e shëmtuar?

Maks Velo: Nuk është stadium ai. Është qendër biznesi. Edhe një hotel sepse nuk e kuptoj mor Muç. Doli kryebashkiaku dhe tha “do ndërtojmë hotele me 5 yje, 4 yje, 2 yje”. Më jep një statistikë sa hotele me 5 yje ke sot? Sa shtretër ke me 5 yje, me 4, me 3? Sheratoni është mbyllur. Rogneri nuk ka njerëz. Ti tani kur këto i ke bosh, përse ndërton një tjetër, se nuk e marr vesh unë. Nëse këto do ishin full dhe njerëzit do flinin në rrugë atëherë ok. Këta nuk japin asnjë statistikë. Ndërtimi bëhet me statistikë o Muç. Nuk është pikturë, as skulpturë./abcnews.al

Комментарии

Информация по комментариям в разработке