Grupi “Kallashnikov”, që prodhon pushkën e famshme automatike AK-47, ka zbuluar një pushkë të re moderne, që pretendohet të bëjë për vete të rinjtë e mijëvjeçarit të ri, të quajtur “Generation Z”, të cilët nuk rrinë dot pa teknologjinë.
Pushka gjysmëautomatike shotgun, e quajtur “MP-155 Ultima”, është e pajisur edhe me një kamera HD dhe një kompjuter që mëson përdoruesit si të qëllojnë. Arma futuriste, plot stil dhe paraqitje të jashtme, mund të regjistrojë çdo lëvizje dhe të dërgojë të dhënat në telefonin celular përmes internetit ose Bluetooth-it.
Arma duket si e dalë nga një videolojë, ajo mat kohën e qitjes, numrin e të shtënave dhe normën shënjestrimit të objektivit. Ajo ka edhe një modul GPS që tregon vendndodhjen e saj kurdo dhe kur i bie bateria, pushka mund të karikohet me një portë USB. Çmimi i saj vlerësohet të jetë 100 mijë rubla, ose 1116 euro.
Grupi “Kallashnikov” është prodhuesi më i madh i armëve në Rusi dhe është pjesë e një konglomerati kompanish të quajtur Rostec, pjesërisht në pronësi të shtetit rus.
Por, këtë lloj kallashnikovi, që sot po prodhohet me detaje që kanë të bëjnë me teknologjinë e ka prodhuar Uzina Mekanike e Gramshit. Projekti i punës ka filluar në vitin 1962 ndërsa prodhimi me licencë kineze filloi në vitin 1962 me pushkë të tipit “Simonov” me kalibër 7.62 mm. Dhe në vitin 1974 u instalua prodhimi i automatikut AK47.
Ndërsa Kombinati Mekanik nëPoliçan i themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura shqiptare për armatimkrijoi linjën e prodhimit për municionin 7.62x39mm (“Kallashnikov”), municionin mortajë 82 mm, granata dore ofensive dhe difensive, si edhe mina kundër-njeri. Në periudhën 1970-1972 në godinën ekzistuese u instalua linja e prodhimit të minave kundër-tank dhe në një godinë të re u vendos linja e fishekzjarrëve 180 mm. Në periudhën 1977-1985 u krye një rikonstruksion i thellë me makineri dhe pajisje të ardhura nga Zvicra dhe Austria, për të mundësuar prodhimin e municionit kalibër 12.7x99mm dhe 14.5x51mm si edhe municion mortaje me kalibër 60, 107 dhe 120mm. Aktualisht ndërmarrja prodhon municion pistolete të tipit “Makarov” dhe “Parabellum” me kalibër 19mm.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AK-47#Kallashi#TopChannel
Информация по комментариям в разработке