Top Channel/ Lufta ne prag, Ukraina: Rusia ka lëshuar raketë interkontinentale! Çfarë është ICBM!

Описание к видео Top Channel/ Lufta ne prag, Ukraina: Rusia ka lëshuar raketë interkontinentale! Çfarë është ICBM!

Ushtria e Ukrainës akuzoi Rusinë për lëshimin e një rakete ndërkontinentale mëngjesin e sotëm në qytetin e Dnipro. Forcat ajrore ukrainase nuk specifikuan se për cfarë lloj raketet bëhej fjalë saktësisht, dhe CNN thotë se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimin e tyre. Por nëse ai rezulton i vërtetë, kjo do të përbënte të parën herë që Mpska përdor një raketë të fuqishme më rreze të gjatë veprimi në një luftë që ka zgjatur tashmë për më shumë se 1000 ditë.

Ky zhvillim vjen përgjatë një jave në të cilën si Rusia e Ukraina, ashtu edhe aleatët e tyre perëndimore kanë dalë me disa kthesa të befasishme të politikave të tyre. Një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) është armë me rreze të gjatë që hidhet në hapësirë dhe më pas rihyn në atmosferë për t`u drejtuar tek objektivi. ICBM-të konsiderohen të kenë një rreze minimale prej 5,500 kilometrash (3,400 milje), por disa versione mund të shkojnë shumë më larg, më shumë se 9,000 kilometra, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Mospërhapjen e Armëve.

Të dielën, Joe Biden theu tabunë disa mujore duke i lejuar Kievit përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë ATACMS ndaj shënjestrave brenda Rusisë. Kremlini reagoi i tërbuar, me përditësimin e doktrinës bërthamore. Ukraina vetë nuk humbi kohë, por mënjeherë e vuri në zbatim lejen e dhënë nga Ëashngtoni, dhë lëshoi për të parën herë ATACMS në tokën ruse, e pas tyre, thuhet se ka përdorur edhe raketat britanike Storm Shadoë. Pentagoni njoftoi sakaq se dërgimi në Ukrainë i disa armatimeve amerikane mund të realizohet edhe pasi mandati i Presidentit Joe Biden të përfundojë në janar, duke theksuar se do të duhet kohë që disa kapacitete të mbërrijnë në Ukrainë.

"Siç e dini, disa pajisje dhe disa sisteme mund të arrijnë në Ukrainë shumë shpejt dhe ju e keni parë këtë të ndodhë brenda disa ditëve ose javëve. Ndonjëherë, zgjat më shumë ... dhe mund të jetë më shumë se javë, mund të jenë muaj", tha zv.sekretarja e Shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh, e cila vuri në dukje se në kuadrin e Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), dërgesat e armëve mund të zgjasin me vite.

Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ukraine#Russia#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке