Top Channel/ Jordania paralajmëron Izraelin: Po shkohet drejt zgjerimit të konfliktit!

Описание к видео Top Channel/ Jordania paralajmëron Izraelin: Po shkohet drejt zgjerimit të konfliktit!

Me tanket izraelite që presin vetëm driën e gjelbër në kufi për të nisur një mësymje të plotë tokësore ndaj Gazës, dhe njësitë e ushtrisë së Izraelit që kanë kryer tashmë disa inkursione të pjesshme në territor, situata paraqitet gjithmonë e më e vështirë për banorët e zonës.

Kajro, Tel Avivi dhe Ëashingtoni arritën ndërkohë një marrëveshje për t’i lejuar të huajt që janë në Gaza, të largohen përmes pikës kufitare të Rafahsë drejt Egjiptit. Izraeli ka pranuar t`u ndalojë sulmet në zonat ku do të kalojnë të huajt që i largohen Gazës së rrethuar. Në negociata është përfshirë dhe Katari, ndërsa mësohet se pjesëmarrësit kanë marrë miratimin e grupeve militante palestineze, Hamas dhe Xhihadi Islamik.

Izraeli ka urdhëruar evakuime masive të palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës drejt jugut, e paskësaj, thotë se do të nisë ofensivës e shumëparalajmëruar. Por Jordania paralajmëroi se një zhvendosje masive e palestinezëve mund të cojë drejt një konflikti më të gjerë.

Cdo veprim i Izraelit që rezulton me zhvendosje të palestinezëve rrezikon ta zgjerojë konfliktin. Bllokimi i ndihmave humanitare në Gaza nga ana e Izraelit, dhe urdhri për t’u larguar nga shtëpitë, është shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi më herët se ky është vetëm fillimi i hakmarrjes izraelite. Shteti hebre nuk i ka reshtur bombardimet në Gaza, nga ku deri tani sipas OKB-së janë zhvendosur tashmë rreth 400 mijë vetë. Në vazhdën e disa bliceve lokale, komandot izraelitë kanë zbuluar trupat e pajetë të disa prej personave të marrë peng nga Hamasi në fillimin e sulmeve të tij.

1.300 jetë njerëzish në Izrael ka kushtuar ky përshkallezim i konfliktit mes dy palëve; 1900 janë viktimat në Gaza. Edhe në këtë situatë, Hamasi ka rinisur lëshimin e raketave nga Gaza. Vetëm drejt Ashkelonit, grupi militant lëshoi vetëm gjatë ditës së djeshme mbi 150 raketa.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке