Pa Gjurme-U denoncua se ab*zoi me të renë, fiton lirinë 63-vjeçari/ Familja tërhiqet: S’e akuzuam ne

Описание к видео Pa Gjurme-U denoncua se ab*zoi me të renë, fiton lirinë 63-vjeçari/ Familja tërhiqet: S’e akuzuam ne

Një ngjarje e rëndë u shënua në një fshat të Lushnjës në maj të këtij vitit. Një vajzë 24-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj u paraqit në komisariat duke bërë denoncim se ka qenë viktimë e një marrëdhënieje seksuale me dhunë, dhe si pasojë kishte mbetur shtatzënë. Denoncimi u bë në 10 maj ndërsa 14 ditë më pas policia arrestoi Luan Topin një 63 vjeçar bashkëfshatar si autorin e dyshuar. Pasditen e 12 Korrikut në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’ të Report Tv vajza dhe djali i 63-vjeçarit pretenduan se babai i tyre është i pafajshëm dhe se po mbahej padrejtësisht në burg, pasi ishin të tjerë persona që e kishin kryer aktin seksual. Florian Topi dhe Emanuela Murati treguan se është bërë kallëzim i rremë për të fshehur personat e vërtetë që kanë abuzuar me vajzën. Ata disponojnë dhe një video ku vajza tregon dhe emrat e personave që kanë kryer marrëdhënie dhe flitet për një incest.
Në të tilla kushte fëmijët e Luan Topit akuzuan nusen e xhaxhait të të resë pasi sipas tyre, ajo është personi i cili ka mësuar të renë të gënjejë me qëllim për të mbrojtur djalin e saj, një nga të përmendurit në video si abuzuesi i 24-vjeçares.
Nga ana tjetër gjatë përballjes së dy palëve më datë 17 korrik, kjo gjë u mohua kategorikisht nga djali i xhaxhait të 24-vjeçares, i cili pretendon se në atë kohë ndodhej jashtë kufirit dhe se nuk kishte lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Por çfarë ka ndodhur pas 3 muajve me këtë histori ndërkohë që fëmijët e 63-vjeçarit kërkuan që e vërteta të zbardhej sa më shpejt dhe të vihej në vend nderi i tyre?

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/

Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE:    / @reporttvalbania  

Follow Report Tv on Facebook:   / reporttval  
Follow Shqiptarja.com on Facebook:   / shqiptarjacom  
Follow Report Tv on Instagram:   / reporttv.al  
Follow Shqiptarja.com on Instagram:   / shqiptarjacom  
Follow Report Tv on Twitter:   / shqiptarjacom  
Follow Shqiptarja.com on TikTok:   / shqiptarjacom  

#ReportTv #ReportTvLajme #pagjurme #odetadume #reportTV

Комментарии

Информация по комментариям в разработке