Bushati: Kadareja nuk e meritonte një përcjellje të tillë. Rama shfrytëzoi arkëmortin e tij

Описание к видео Bushati: Kadareja nuk e meritonte një përcjellje të tillë. Rama shfrytëzoi arkëmortin e tij

“Ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit të Ismail Kadaresë ka qenë një nga ato gjërat e turpshme që çdo qytetar i ndershëm nuk do donte t’i shikonte për sa kohë do të ishte gjallë."
Kështu tha analisti Andi Bushati në edicionin e lajmeve të MCN TV, duke deklaruar se Kadare ka qenë kontroveres, i adhuruar për një pjesë të madhe të shkrimeve të tij, i kritikuar nga një tjetër më e vogël e opinionit që nuk kanë qenë dakord me qëndrimet që ka mbajtur gjatë komunizmit.
Por sipas tij, pavarësisht nga kjo kontradiktë duhet pranuar që është nga ato figura të rralla në panteonin e kombit shqiptar dhe se për sa kohë ekziston gjuhë dhe letërsi shqipe është shkrimtari më i madh që ka pasur.
Bushati tha se Kadareja nuk e meritonte një përcjellje të tillë, që i vetmi fjalim që u mbajt për ta përcjellë ta ishte i kryeministrit i cili e shfrytëzoi arkivolin e Kadaresë për të goditur kundërshtarin e tij apo ata që mendonin ndryshe.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке