"Masakrat" e panjohura të pronave! Si u zhduk Kadastra shqiptare në kryengritjen e Durrësit në 1914

Описание к видео "Masakrat" e panjohura të pronave! Si u zhduk Kadastra shqiptare në kryengritjen e Durrësit në 1914

Nga Kreshnik KUÇAJ

Një nga problematikat më të mëdha historike që ka frenuar zhvillimin e Shqipërisë vlerësohet se ka qenë çështja e pronësisë. Kjo konsiderohet si një problematikë historike e nisur që me shpalljen e Pavarësisë dhe e komplikuar edhe më tej me ligjet apo Reformat Agrare, që në fund e kanë bërë thuajse të pazgjidhshëm ‘lëmshin’ që krahas frenimit të zhvillimit, ka krijuar jo pak konflikte që kanë përfunduar, ose në gjykatë ose në vetëgjyqësi.

SCAN sjell për herë të parë në një cikël artikujsh një “diagnostikim” të plotë historik të çështjes së pronësisë duke nisur nga vitin 1912 kur u shpall Pavarësia për të analizuar më pas ngjarjet dhe ligjet që kanë ndikuar pozitivisht apo negativisht në këtë çështje.Artikulli i parë trajton periudhën 1912-1930, kohë kur nisi të krijohet për herë të parë ngatërresa me çështjet e pronësisë në Shqipëri.

Në artikullin e dytë do të trajtohet reforma agrare e viteve ’30, studimi dhe rekomandimet e profesorit italian Giovanni Lorenzoni, kush përfitoi e kush humbi nga kjo Reformë, sa tokë u nda dhe sa u shit etj.?Në artikullin e tretë do të analizohet Reforma Agrare e vitit 1945 ndërsa në artikullin e katërt, ligji 7501 që u miratua pas rënies së regjimit komunist.Studimi i parë për pronësinë e Shqipërisë së 1912 dhe lindja e fenomenit të uzurpimit të pronave.

#ekonomi #histori #dossier #scantv #dosjae #kreshnikkucaj #pronat #reformaagrare #ligji7501 #komunizmi #ahmetzogu #perandoriaosmane #durres #kadastra #ottoman #albania #lushnje #fier #durres #tirane #toka #1991 #wied #lorenzoni #

Комментарии

Информация по комментариям в разработке