Klan News - Balluku: Në qershor hapet tuneli i Llogarasë

Описание к видео Klan News - Balluku: Në qershor hapet tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve në fillim të sezonit turistik të këtij viti. Lajmin e dha Zv/Kryeministrja Belinda Balluku gjate bilancit vjetor dhe pritshmëritë përgjatë 2024.

“Fillimisht me dorëzimin e tunelit të Llogarasë një tunel që ka qenë një ëndërr në sirtar për shumë qeveri shqiptare, do të përfundojë siç kemi premtuar, pavarësisht një kontrate 36 mujore, ne kemi premtuar që do të hapet në fillim të sezonit veror 2024 dhe ashtu do të ndodhë.”

Balluku dha detaje edhe për tunelin e Murrizit si pjesë e rëndësishme e Rrugës së Arbrit.

“Në dhjetor të vitit 2024 me përfundimin e tunelit të Murrizit ku janë hedhur qindra ton hekur për ta mbajtur dhe për të mos pasur asnjë problematikë në të ardhmen Rruga e Arbrit do të përfundojë.”

Edhe trafiku në pjesën e Fushë-Krujës dhe nyjen e Rinasit sipas Ballukut do të marrë zgjidhje nëpërmjet aksit Thumanë-Kashar, si pjesë e Korridorit Blu, që do të jetë në funksion gjatë verës së këtij viti. Gjithashtu dhe Unaza e Madhe e Tiranës hapet brenda 2024.

“Thumanë-Kashar, së bashku me dy nyjet e tij të rëndësishme do të futet në funksion edhe ai gjatë verës të vitit 2024, duke shfryrë njëherë e mirë të gjithë trafikun që krijohet. Në dhjetor të vitit 2024 përfundon edhe një tjetër aks kombëtar shumë i rëndësishëm që është Unaza e Madhe e Tiranës.”

Një tjetër projekt i rëndësishëm edhe zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës i cili do jetë më nga 3 korsi.

“Zgjerimi i Tiranë-Durrës do të marrë nga një korsi në secilën anë plus korsinë e emergjencës. Nga gjithë studimi që kemi bërë nuk prekim rrugët dytësore dhe bizneset, por është parashikuar që të ketë një zgjerim pra do të kthehet me tre korsi të plota plus korsinë e emergjencës.”

Brenda ketij viti sipas Ballukut përfundon Aeroporti i Vlorës dhe më pas do kryhen kolaudimet përkatëse në mënyrë që në 2025 të kryhet fluturimi i parë.

“Synojmë që në Dhjetor të vitit 2024 të kemi dorëzuar përfundimisht Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës duke i dhënë mundësi kështu Autoritetit të Aviacionit Civil dhe koncensionarit sidomos operatorit që e kemi përmendur shpesh, por vlen të përmendet që është Aeroporti i Mynihut të nisin në fazën e operimit hije.”

Një tjetër aks i rëndësishëm si pjesë e Korridorit Blu është edhe Milot-Balldren që pritet të hapet gara shumë shpejt.

“Në tre-mujorin e parë të 2024 duhet të hapet Milot-Balldreni. Tashmë specifikimet teknike dhe gjithë puna është bërë nga grupet e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Pritet reagimi i ministrisë së Financave për t’i dhënë procesit frymëmarrje dhe pastaj mbetet edhe lidhja e fundit që është ajo nga Balldreni deri në Muriqan.”

Balluku foli për kërkimet e naftës në Shpirag duke shtuar se më 31 Mars do jetë testimi final dhe pas kësaj date do të qartësohet e gjithë situata.

“Ndodhemi në fazë testimi. Testi i parë është në proces e sipër. Në 31 Mars do kemi në fazat e testimit final dhe një deklaratë publike nga vetë koncensionari.”

Për shkak të fluksit të turistëve në Shqipëri po mendohet krijimi i një agjencie të re që do të merret vetëm me transportin publik.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Комментарии

Информация по комментариям в разработке