Top Channel/ Bregu mbushet me balena, dhjetëra prej tyre bllokohen në plazhin e Australisë

Описание к видео Top Channel/ Bregu mbushet me balena, dhjetëra prej tyre bllokohen në plazhin e Australisë

Dhjetëra balena pilot u bllokuan në një plazh në Australinë Perëndimore, pasi një grup prej rreth 60 deri në 70 kafshë u grumbulluan në det të hapur.

Imazhet treguan të paktën 20 nga balenat pilot të zeza, me pendë të gjata, duke u përplasur në rërën e plazhit Cheynes, rreth 400 kilometra në juglindje të Perthit.

Ekspertët deklaruan se janë duke punuar me emergjencat për të arritur shpëtimin e balenave të ngecura, ku nuk mungoi as vullneti i shumë pushuesve.

Shërbimi i kafshëve të egra tha më herët se po monitoronte balenat pilot, nga frika se disa mund të fillonin të bllokoheshin. Por më pas gradualisht ato i janë afruar bregut, deri sa kanë ngecur.
Kjo ngjarje nuk është e rrallë për Australinë dhe Zelandën e Re, në këtë të fundit tetorin e kaluar, rreth 500 balena pilotë ngordhën pasi mbetën të bllokuara.

Shkencëtarët nuk e kuptojnë plotësisht pse ndodhin bllokimet masive, por disa studiues mendojnë se ushqehen shumë pranë bregut.

Balenat pilot, të cilat mund të rriten deri në më shumë se gjashtë metra janë shumë të shoqërueshme, kështu që ato mund të ndjekin bashkëshortët e tyre që humbasin në rrezik.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Balena#Australia#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке