Shqipëria nuk gjen qetësi, vrasje me armë zjarri në Tropojë

Описание к видео Shqipëria nuk gjen qetësi, vrasje me armë zjarri në Tropojë

#oranews #tropoje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tropojë. Policia bën me dije se mesditën e së premtes në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi FLORIAN MULAJ (35 vjeç), për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin me iniciale ARTUR DUATIN, i cili ka ndërruar jetë.

Dy grupe të gatshme të forcave operacionale nisen drejt Tropojës me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e autorit.

“Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje“, njofton policia.

Për më shumë lexoni: https://www.oranews.tv/vendi/lajm-i-f...

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv  

Follow Televizionin Ora News

Комментарии

Информация по комментариям в разработке