Oroshi Mirditës, aty ku me bjeshkët nis historia e bujaria ndër breza - Fshatrat e Shqipërisë

Описание к видео Oroshi Mirditës, aty ku me bjeshkët nis historia e bujaria ndër breza - Fshatrat e Shqipërisë

Nuk mund të konceptohet Shqipëria pa Mirditën dhe Mirdita pa Oroshin. Një fshat i cili meriton jo vetëm një vëmendje të veçantë, për sa njihet. Qoftë si një tempull besimi, ashtu dhe qëndrese dhe diturie. E trishtë të shohësh nga afër sot, se si ky fshat i një rëndësie të lartë pret të bjerë në veshin e një auditori të përhershëm duke lypur të ngjallë një atmosferë besimi dhe optimizmi rreth një tribune të qëndrueshme. Si është e mundur që kjo kryeqendër e Mirditës, është tërësisht e paeksploruar? Kisha ështe objekti parë që sheh. Ish Abacia e Vjetër e Oroshit, e cila kishte një ndikim të fuqishëm mbi tokat jashtë kufinjëve të Mirditës së sotme dhe udhëhiqte 16 famulli. Cila ishte historia e saj? Përse u dogj dhe u grabit shumë herë? Thuhet se murgjit benediktinë banonin në një farë largësie nga rezidenca e abatit Prend Doçi, nga ku informohej Roma. Ku i gjejmë rrënojat e këtij kuvendi? Po banorët që do të vizitojmë, cfarë thonë? Cila është mikëpritja këtu dhe tradita? Një mikëpritje dhe bujari e jashtëzakonshme, me të cilën duhet të njiheni të gjithë dhe të kthejmë sytë një herë e mirë. Janë vetëm 7 km rrugë, të cilat na penalizojnë qoftë për një ekoturizëm brilant, ashtu edhe për një zhvillim investimesh prej ku mund t’i kthehet përsëri lavdia e dikurshme e cila sot jeton veçse në faqet e librave bëre gjithë pluhur.

Kjo është udha që na përball në ciklin “Fshatrat e Shqipërisë”, Ilnisa Agolli. Shiheni videon e plotë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FshatrateShqiperise#TopChannel

Комментарии

Информация по комментариям в разработке