Ekskluzive, Dojna Mema & gjyshja e saj për herë të parë në një intervistë: Lashë gjithçka për mbesat

Описание к видео Ekskluzive, Dojna Mema & gjyshja e saj për herë të parë në një intervistë: Lashë gjithçka për mbesat

Është gjyshja më e famshme në Instagram aq sa tani ndjekësit e quajnë “gjyshja e të gjithëve”. Ka batuta të forta, humor shpues dhe një mençuri të hollë në këshillat e saj siç dinë t’i japin gjyshet. Videot më të bukura i ka me mbesën e saj që e filmon në çastet më spontane.

Nga përshkrimi, mund ta keni kuptuar që bëhet fjalë për gjyshen e Dojnës, gruan e qeshur që s’i mungojnë kurrë perlat në qafë. E teksa videot na tregojnë shumë momente nga jeta e tyre, për herë të parë Inaete Agalliu rrëfehet në një intervistë ekskluzive për “Rudina” në Tv Klan, e shoqëruar nga mbesa e saj, Dojna Mema.

Ideja për të hapur Instagramin me video virale nisi nga partneri i Dojnës, Vlashent Sata. Të dyja pohojnë se tani postojnë më pak për shkak të angazhimeve të Dojnës, lidhja e tyre ka qenë gjithmonë shumë e fortë dhe e bukur.

Inaete Agalliu: Janë momente shumë pak ato që bashkohemi tani, por me Dojnën kemi pasur marrëdhënie shumë të ngushta. Jo si të gjitha gjyshet Rudina. Pse do thuash ti. Sepse Dojna është rritur nga unë personalisht dhe nga Serveti, sigurisht por unë domethënë kam qenë në Durrës ku e mbaja dhe mami i vet vitne një herë në javë atje, kupton tani, një bebe e vogël dhe atëherë nuk kishte leje nga 1 vit e nga 2 vjet si bëjnë tani, ata ishin në punë këtu kështu që marrëdhëniet tona…

Rudina Magjistari: Ka qenë një lidhje shumë e fortë.

Inaete Agalliu: Shumë.

Dojna Mema: Deri në 2 vjeç mua më ka rritur nëna.

Inaete Agalliu: E kam pasur edhe pak të vështirë se edhe vajzën time nuk kam mundur ta rris siç rrita Dojnën se unë kam qenë në marrëdhënie pune, por kam qenë edhe në marrëdhënie shkolle, pra kam vazhduar shkollën.

Rudina Magjistari: Pra ke bërë njëkohësisht shkollën, je bërë edhe nënë.

Inaete Agalliu: Po, kam bërë shkollën e mesme, shkollën e lartë kur Liliana ishte e vogël dhe më janë gjendur njerëz shumë të mirë që më kanë ndihmuar.

Rudina Magjistari: E kështu kalon stafeta dorë më dorë, të ndihmuan ty, ti rrite mbesën.

Inaete Agalliu: Rrita Dojnën, jo me shumë përvojë e kam fjalën, nuk kisha edhe shumë përvojë por me shumë dashuri. Plotësova edhe dashurinë e vajzës që do ta rrisja si Dojnën.

Dojna plotëson me disa detaje historinë e gjyshes, e cila ka lënë gjithçka për të rritur mbesat.

Dojna Mema: Ajo që na ka ndodhur është se duke qenë se siç e nisi edhe nëna më përpara, duke qenë se nëna më ka rritur, deri në 2 vjeç unë kam qenë në Durrës më shumë me nënën dhe më pak me mamin duke qenë se mami punonte.

Inaete Agalliu Të shtunave e të dielave.

Dojna Mema: Mami punonte në Tiranë, pastaj pas moshës 2 vjeç unë erdha sigurisht të jetoja me prindërit, por nëna gjatë gjithë kohës bënte vajtje-ardhje asokohe Durrës-Tiranë për të më rritur mua derisa lindi motra ime dhe nëna u zhvendos, la gjithë jetën e saj, karrierën asokohe për t’u shpërngulur në Tiranë.

Inaete Agalliu Të gjitha. Unë isha e re, 52 vjeçe.

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! #dojnamema #inaeteagalliu

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке