Qysh në verën e vitit 1919, nëpërmjet shtypit të huaj, vlonjatët mësuan për marrëveshjen
Titoni–Venizellos, e cila kërkonte aneksimin e viseve shqiptare nga fqinjët ballkanikë..
Për të kundërshtuar këto synime shoviniste, me nënshkrimin e atdhetarëve më në zë të Vlorës
si - Osman Haxhiu, Et’hem Vlora, Spiro J. Koleka, Tol Filipi, Jani Minga, Hamza Isai, Halim Xhelo,
Abaz Mezini, Tol Arapi, nënshkruar edhe nga parësia e qytetit dhe e krahinave më 24 shtator 1919,
i dërguan një memorandum kryetarit të delegacionit Anglez
në Konferencën e Paqes në Paris z. Lloid Xhorxh, ku i shkruanin :
“Prej kaq shekujsh po vuajmë martirizime të tmerrshme për të fituar lirinë tonë dhe kemi derdhur pa pushim gjakun tonë kundër popujve invazorë..Megjithëse të dobët dhe të pakët si numër,
nuk e kemi përkulur kurrë kurrizin dhe nuk kanë mundur kurrë të na sundojnë, duke treguar
në shumë raste se edhe ne ishim të denjë për të jetuar të lirë dhe të pavarur si fqinjët tanë…”
Lufta e Vlorës 1920 shkroi një epope heroike për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve..
Me të drejtë publicisti Halim Xhelo në gazetën “Politika” të kohës, do të shkruante: “Kur në brigjet e Vlorës e të Kaninës binin dëshmorë për liri,edhe në fushat e Koplikut, në Shkodër, në malet e Dibrës luftonin vëllezërit tanë të Veriut kundër Sllavit po për këtë qëllim, që të shpëtonim Atdheun..
Viti 1920 është viti më i shënuar në përlindjen tonë, pas Kastriotit është e para herë që shqiptarët të bashkuar nën Dyngjyrëshin, luftuan krah për krah kundër të huajve. Pra, nëse pati Greqia e moçme një Spartë dhe një Thermopile, Shqipëria e Re ka një Labëri dhe Qafën e Koçiut”.
Çobanët mbi Gjeneralë
Historia flet the thotë,
ç'bënë dyfeqet me gjalmë,
si në Vlorë edhe në Kotë,
Çobanët mbi Gjeneralë..
Ç'janë ata që vijnë poshtë,
ca në këmbë e ca në kalë,
Vlorë e shtrenjtë paska zotë,
Çobanët mbi Gjeneralë...
Laberia të gjithë tokë
në një besë e një fjalë,
përpara mbi ta o shokë,
Çobanët mbi Gjeneralë...
Moj Vlorë e bukur në gropë,
paske djem e rrënjëdalë,
pushk e trimit u bë top
Çobanët mbi Gjeneralë...
Jo moj jo stë muar dotë,
të gjithë në detin me valë,
dhe u njohën në Evropë,
Çobanët mbi Gjeneralë....
Festimet e fitores së Luftës së Vlorës u bënë me madhështi më 3 shtator 1920...
Информация по комментариям в разработке