Përkujtohen dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni - Shënohet Dita e Shkollës

Описание к видео Përkujtohen dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni - Shënohet Dita e Shkollës

Në 24 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, heroit Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh. Përveç institucioneve komunale, në homazhe morën pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarë të dëshmorëve e familjarë të tyre por edhe personeli arsimor dhe nxënësit e shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti dhe paralelja e ndarë në Ramnishtë.
Me këtë rast, u dha edhe një program i pasur artistik, nga nxënësit e shkollës "Bafti Haxhiu".
Përndryshe, dëshmorët Bafti Haxhiu e Sali Zenuni, kanë rënë heroikisht me 26 maj të vitit 1999 si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në malet e Gorozhupit të Hasit.
#komunaevitisë #plustelevizion #uçk

Комментарии

Информация по комментариям в разработке