Pasojat e mëkateve - Hoxhë Enis Rama

Описание к видео Pasojat e mëkateve - Hoxhë Enis Rama

Trajtim i një çështjeje madhore e cila është elementi kryesor në këtë botë dhe njëherësh elementi kryesor i shkatërrimit në këtë botë.

Aliu رضي الله عنه ka thënë: "Nuk ka ndodhur fatkeqësi në këtë tokë, përveçse për shkak të gjynaheve, dhe nuk është larguar ajo veçse me pendim."

Eh, sa të shëmtuara dhe të rrezikshme janë pasojat e mëkateve, të cilat janë të shumta:
1. Mëkatet bëhet pengesë/ perde për ta kuptuar të vërtetën.
2. Mëkatet bëhen shkak për vetminë shpirtërore dhe humbjen e kënaqësisë reale.
3. Mëkatet të vështirësojnë çdo punë.
4. Mëkati e sjell mëkatin
5. Të gjitha krijesat ia shohin sherrin atij që bën mëkat.
6. Mëkatet e fikin zjarrin e xhelozisë në zemrat e njerëzve.
7. Mëkatet janë shkak për humbjen e turpit.
8. Mëkatet janë shkak për fatkeqësi në tokë.
9. Mëkatari e shndërron veten e tij nga një krijesë e lirë, në rob të shejtanit.
10. Ai që bën mëkate, i prish raportet me Allahun.
11. Ai që bën mëkate, i ndihmon armikut të tij.

Ndër rreziqet më të mëdha: Ai që bën mëkate, i prish raportet me Allahun. E ai që i prish raportet me Allahun, kush e ruan atë, kush kujdeset për të, kush e mbron, kush i përgjigjet lutjeve dhe kërkesave të tij, kush e shpërblen dhe kush ia fal, kur njeriu e humb Allahun?

Комментарии

Информация по комментариям в разработке