Vrasja në Mirditë, Artan Hoxha publikon fotot e autorit me automatik: Ky është Soni

Описание к видео Vrasja në Mirditë, Artan Hoxha publikon fotot e autorit me automatik: Ky është Soni

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar gjatë emisionit “Opinion” disa pamje në lidhje me një vrasje në Mirditë.

Bëhet fjalë për disa fotot, ku duket qartë autori i ngjarjes, që lëviz me automatik në mes të qytetit.

Sipas Hoxhës, personi në imazh është “Soni”, që tashmë ndodhet në Dubai, por është edhe një nga personat e shpallur në kërkim pas operacionit të fundit të SPAK-ut ku u zbuluan edhe aleancat mes krimit.

“Ka ndodhur vrasje në Mirditë. Janë vrarë dy veta tek spitali. Kjo duhet të ketë mos gaboj, nja 6 muaj ose 7 muaj. Policia i ka këto imazhe. Personi është me automatik në dorë. Në rrugë, mes qyteti, ja karburanti, e ka qëlluar burrin e huaj. Shikoje ku e ke. Është Me automatik në dorë. Ky njeriu sot është me masë sigurie ndodhet në Dubai. Këto filmime nuk i ka vetëm policia, të jesh i sigurt. Më shumë se policia ata i kanë vetë se i marrin me njëri-tjetrin. Shiko, ngjarjet ne kemi bërë disa emisione për ngjarjet e Rrëshenit, vrasje me snajper. Kjo është një nga vrasjet. Ndërsa Ben Ndoka pret që grupi i Durrësit dhe i Niklës të shkojë të vrasë Durim Bamin, ata i thonë, na kanë ikur me Sonin. Ky është Soni. Po përpiqet të vrasin dhe i vunë minën atje poshtë Preng Gjinit, pasi kishte ndodhur vrasja me snajper. Këto zinxhir vrasjesh pa autorë prodhojnë vetëm vrasje”, tha Hoxha./tvklan.al
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
#ArtanHoxha#GlidonaDaci
Emisioni “Opinion” në Tv Klan edhe këtë të martë diskuton hetimet që po kryen SPAK. 50 urdhër-arreste u lëshuan javën e kaluar por vetëm disa anëtarë të grupeve të krimit ndodhen pas kangjellave të burgut, një pjesë e mirë e tyre janë larguar jashtë vendit në përpjekje për t’i shpëtuar drejtësisë. Bëhet fjalë për 18 ngjarje në total prej të cilave 14 janë ngjarje të mirëfillta kriminale. Hetim e fundit të SPAK përbën një nga dosjet më të thella dhe më të zbardhura të cilat kanë hedhur dritë mbi shumë ngjarje që tronditën mbarë opinion publik. Vrasje me pagesë apo bashkëpunime mes grupeve kriminale për të asgjësuar kundërshtarin janë zbuluar përmes mesazheve që bosët e krimit u kanë dërguar njëri-tjetrit përmes aplikacioneve “Sky ECC” dhe “EncroChat”.
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке