Biznesmeni shqiptar në Meksikë: Unë jam nga Belshi e të merrem me kartelin Sinaloa?

Описание к видео Biznesmeni shqiptar në Meksikë: Unë jam nga Belshi e të merrem me kartelin Sinaloa?

L.H. është biznesmeni shqiptar që jeton dhe punon në Meksikë prej vitesh, i cili gjatë ditëve të fundit është vënë në qendër të akuzave nga një media meksikane se po investon në Shqipëri paratë e kartelit të drogës Sinaloa.

L.H. ka dhënë një intervistë sot në emisionin Opinion në Tv Klan, i cili është pyetur nëse ka lidhje me kartelin meksikan.

Ai thotë se është sulmuar dhe herë të tjera dhe kjo gjë i vjen nga konkurrenca. Ai ka mohuar po ashtu që të ketë njohje apo kontakte me El Mayo, shefin e kartelit meksikan të Sinaloa.

“Nuk është hera e parë që sulmohem, por nuk nisem nga fjalët e gazetave. Në qoftë se këto janë të vërteta unë duhet të kisha tani urdhër Interpoli, duhet të isha i akuzuar. Unë një njeri nga Belshi, të iki të merrem me kartelin e Sinaloas… Gjthë Meksika e di kush është El Mayo, por të merrem unë me kartelet…. Bëj biznese të ligjshme dhe të vetmen pasuri që kam, kam karizmën time dhe inteligjencën time”.

Biznesmeni thotë se edhe në Shqipëri një gazetar ka bërë akuza ndaj tij 3 viteve më parë por pa i përmendur emrin.

“Ky sulm ka filluar ndoshta nga kjo studio, sepse këtu një gazetar para 3 viteve aludoi rreth meje dhe tha që unë kisha futur dy kartelet e mëdha të Meksikës në luftë me njëra-tjetrën. Tha që karteli i Sinaloas ka hyrë në luftë me kartelin se i ka fut në luftë shqiptari”.

Ai kujton edhe një ngjarje në vitin 2010, kur një tjetër shqiptar me emrin L.H. nga Mamurrasi dhe jo nga Belshi ishte shpallur i kërkuar nga Interpoli.

“Sulmi është i tillë. Në vitin 2010 u gjet një shqiptar me emrin L.H. nga Mamurrasi ishte i kërkuar nga Interpoli dhe ky zotëria u lidh me emrin tim në Meksikë dhe u shkruajt një artikull ku mafia shqiptare ka ardhur të bëjë kazino në Meksikë. Kishte dhe fotografinë e tij. Gazeta në atë kohë shkruajti një artikull, ne e kundërshtuam. E bënë kundërshtarët, kundërshtarët janë të gjithë konkurrenca. Para 2 viteve na bënë një denoncim anonim në Meksikë. Në botë denoncimet anonime nuk shkojnë para sepse duhet të ketë një emër. Denoncimet u morën u panë dhe këtu ke rezolucion që thotë këtu nuk ka asnjë lloj shkelje”, deklaroi biznesmeni.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке