Rreze Dielli - Lepur në furrë me patate nga zonja Albana

Описание к видео Rreze Dielli - Lepur në furrë me patate nga zonja Albana

#rrezedielli #reportTV

Lepur në furrë me patate

1 kg lepur të butë
500 gr patate
100 ml vaj ulliri
1/2 gotë verë të bardhë
1 thelpi hudhër
Rozmarinë
Gjethe dafine
Kripë, piper

Pastrojmë mirë lepurin, e lajmë me ujë të rrjedhshëm, e thajmë mirë dhe e ndajmë në racione. Ndezim furrën, derisa të arrijë temperaturën 180°C.
Rregullojmë lepurin me vaj ulliri, kripë, piper, hudhër, gjethe dafine dhe degë rozmarine. Vendosim lepurin në një tavë së bashku me patatet të prera në copa jo shumë të vogla dhe e rregullojmë sërish me pak vaj, pak kripë dhe rozmarinë. E pjekim lepurin dhe patatet në furrë në 170°C për rreth 50-60 minuta, duke e kthyer herë pas here mishin dhe patatet për të siguruar gatim uniform. Në gjysmën e gatimit e spërkasim lepurin me gjysmë gote verë të bardhë. E shërbejmë lepurin me patatet dhe sipas dëshirës mund ta shoqërojmë me perime të stinës, si kunguj të njomë dhe domate qershi.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке