Top Channel/ Radoicic shpëton Vucicin, merr përsipër sulmin-Svecla: Të ekstradohet urgjentisht!

Описание к видео Top Channel/ Radoicic shpëton Vucicin, merr përsipër sulmin-Svecla: Të ekstradohet urgjentisht!

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla u shpreh për REL se autoritetet përgjegjëse, përmes partnerëve ndërkombëtarë, do të kërkojnë ekstradimin nga Serbia në Kosovë “të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e aksioni terrorist” në Banjskë.

Pesë ditë pas sulmit, organizimin e sulmit e mori përsipër Millan Radoiçic, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, duke larguar kështu cdo përgjegjësi nga Beogradi, i akuzuar që në fillim prej palës kosovare si nxitësi real i situatës në veri.

Svela i mëshoi sërish idesë së Radoiçic nuk ka vepruar i vetëm siç ka thënë, por i mbështetur nga presidenti i Serbisë.

Absolutisht nuk është e vërtetë. Millan Radoiçic e ka pranuar një fakt, pasi është dëshmuar pjesëmarrja e tij në këtë sulm terrorist. Por, të gjitha faktet tregojnë se nuk ka vepruar i vetëm. Ai ka qenë në vazhdimësi i mbështetur nga Aleksandar Vuçic, nga Qeveria e Serbisë dhe nga të gjitha instrumentet që ai shtet ka. Ne e dimë shumë mirë se ai ka qenë jashtëzakonisht i afërt me Aleksandar Vuçicin, i cili ka qenë ministër i propagandës në kohën e qeverisjes së Milloshevicit. Ai, edhe pse është president i Serbisë, vazhdon të jetë ministër i propagandës.

Sipas Sveclës, hetimet e deritashme tregojnë se “mbi 80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë. Ministri insistoi se sasia dhe llojet e armatimeve të kapura në 24 shtator në Banjskë është e pamundur të mblidhen nga një individ, edhe nëse ai është jashtëzakonisht i fuqishëm, siç është Millan Radoiçic, ndërsa përmendi edhe përfshirjen e dyshuar ruse, si dhe për rreziqet e sigurisë që vazhdojnë t’i kanosen Kosovës.


Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#XhelalSveçla#MillanRadoiçic#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке