Top Channel/ “Shoferi shqiptar”: Aksident i rëndë në Kroaci, një viktimë, dy të tjerë në koma!

Описание к видео Top Channel/ “Shoferi shqiptar”: Aksident i rëndë në Kroaci, një viktimë, dy të tjerë në koma!

Një shqiptar duket të jetë shkaktari i një aksidenti të rëndë rrugor të regjistruar në qytetin Soline në jug të Kroacisë, ku një person humbi jetën e 6 të tjerë u plagosën, pesë prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.

Mediat kroate thonë se një shtetas i Kosovës, 40 vjec, ka qenë duke lëvizur me një automjet me targa sllovene, por në një moment ka kaluar në korsinë e kundërt ku për rrjedhojë është përplasur me një makinë me targa kroate, të drejtuar nga një 45-vjeçar nga Kroacia. 45 vjecari ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjerët që udhëtonin me të një grua 45-vjeçare dhe një 48-vjeçar, të dy shtetas polakë, kanë marrë dëmtime të rënda fizike, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasagjerët e plagosur pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut, ku ndodhet për shjkak të plagëve të rënda edhe shtetasi i Kosovës. Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në automjetin e tij, edhe ata shtetas të Kosovës. Një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 11-vjeçar janë në gjendje kritike ndërsa një 18-vjeçar ka marrë plagë më të lehta. Policia e Dubrovnikut ka nisur hetim ndaj shoferit shqiptar të dyshuar si autor i aksidentit të rëndë rrugor.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке