Shije Shtëpie - Gjoks pule me perime të pjekura në furrë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Gjoks pule me perime të pjekura në furrë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

600 gr gjoks pule

3-4 patate mesatare

2 speca jeshil

2 speca të kuq

2 domate

1 gotë bizele (të ngrira)

1 qepë

2 thelpinj hudhër

Për salcën:

1 filxhan kafe vaj ( 60 )

0.5 gotë ujë

1 lugë çaji me piper të kuq

1.5 lugë çaji trumzë

0.5 lugë çaji piper të zi

Kripë

Presim të gjitha perimet në kubikë mesatarë. I vendosim perimet në tavë, po ashtu dhe gjoksin e pulës. Në një tas vendosim vajin + ujë + piper të kuq. Trumzën + kripë + piper të zi. Shtojmë salcën mbi mish dhe perimet i përziejmë të gjithë përbërësit me salcën. Mbulojmë tavën me letër pjekjeje të lagur e më pas e vendosim atë në furrën e nxehur në temperaturën 210 për 30 min. Më pas largojmë letrën dhe e lëmë të piqet dhe për 20 min të tjera, por tani në temperaturën 190 gradë. Këtë recetë e shoqerojmë me kos.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке