“Parashqevisë iu nxi jeta nga shqiptarët”, Zhani Ciko: Thashethemet e urrejtja mes artisteve

Описание к видео “Parashqevisë iu nxi jeta nga shqiptarët”, Zhani Ciko: Thashethemet e urrejtja mes artisteve

#parashqevisimaku
Maestro Zhani Ciko e konsideroi Parashqevi Simakun si yllin e këngës në atë kohë, por jo ikonë.

Në emisionin ‘Kjo Javë” në News24, Ciko tha se në atë kohë fjala ikonë nuk përdorej, nuk ishte fare në fjalor.

“Mund të quhej ylli i këngës, e ndjente këngën”, tha Ciko.

Duke kujtuar rikthimin e saj pas largimit drejt SHBA, Ciko tha se ajo mori pjesë në festivalin e 35-të, pati një lloj snobizmi, por u përpoq që të sillte atë repertorin e muzikës amerikane.

Ciko tha se Parashqevia këndonte shumë bukur këngët popullore, por nuk donte këtë lloj muzike.

“Ajo duhej të shkonte në atë restorantin që ishte Agim Krajka, por nuk donte muzikën popullore, megjithëse i këndonte shumë bukur.

Pati shumë thashetheme për jetën e saj, u tha në atë kohë që shkonte deri në Maqedoni dhe nuk vinte në Shqipëri.

Divorci ka ndikuar në marrëdhëniet emocionale të Parashqevisë. Raporti me djalin është një libër i verdhë, por janë përjetime që gjithkush i kalon në forma të ndryshme.

Nuk kemi pasur të dhëna reale se çfarë ka ndodhur”, tha Ciko.

Ai u shpreh se artiste si Parashqevia dhe të tjera, mund të realizojnë atë që mundin. “Kemi plot raste kur shkëlqimi ka ndodhur edhe pa zërin e freskët. Kemi divën tonë, Vaçe Zela, e cila shkëlqente edhe kur nuk e kishte zërin e freskët. Kemi Edith Piaf që shkëlqeu jo kur ishte e re”, tha Ciko, duke theksuar se do të angazhonte direkte në punë Parashqevi Simakun

Комментарии

Информация по комментариям в разработке