Ekskluzive/ Andresa na prezanton për herë të parë me djalin e saj

Описание к видео Ekskluzive/ Andresa na prezanton për herë të parë me djalin e saj

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Andresa Ambrosio është ish-balerina e sambas e cila hyri në botën e televizionit pa asnjë pretendim pasi ajo nuk e kishte ëndërruar asnjëherë më parë ekranin. Shumë shpejt vajza nga Brazili me humorin dhe energjinë e saj u bë një figurë e dashur për publikun shqiptar.

Krah moderatorit të njohur Ardit Gjebrea në “E Diela Shqiptare”, ajo ishte padiskutim një figurë që spikaste. Sot ajo rikthehet pas 2 vitesh në studion e “Rudina” në Tv Klan, por kësaj here jo vetëm. Andresa vjen për herë të parë së bashku me djalin e saj, Rafaelin. Lidhja e saj e dashurisë gati 13-vjeçare me avokatin italian Mirko, u bekua para dy viteve me një fëmijë.

Rudina Magjistari: Jeni në Shqipëri apo keni lëvizur me Mirkon në Itali?

Andresa Ambrosio: Pak në Brazil, pak në Itali, sepse ka babain dhe familjen Mirko dhe pak këtu. Një muaj këtu e një muaj andej.

Rudina Magjistari: Po tre vende shumë të bukura. Ndërkohë që Rafaeli kënaqet duke parë veten e vet mesa shikoj në ekran dhe duket që po i pëlqen. Është hera e parë që del në televizor apo jo?

Andresa Ambrosio: Fiks, fiks në program është hera e parë.

Rudina Magjistari: Po dhe do e ketë kujtim gjithë jetën./tvklan.al

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке